• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Me një administratë të Joe Biden ekziston mundësia e largimit të MEK nga Shqipëria?

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Me një administratë të Joe Biden ekziston mundësia e largimit të MEK nga Shqipëria?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

MEK, ose e vetmja opozitë e regjimit iranian, pas tentativash të shumta të administratës republikane të presidentit Bush junior në USA, jo pa vështirësi u pranua të qëndronte në Shqipëri me arsyetimin humanitar të problematikës.

Duhet pranuar që në administratën e Trumpit ata (MEK) gjeten një mbështetje të jashtëzakonshme. Një marrëdhënie e tillë forcohej edhe më shumë nga politika agresive e vetë presidentit Donald Trump i cili rrëzoi një marrëveshje komunikimi politik të administratës së Barac Obamës me Teheranin dhe, ashpërsoi marrëdhënien e SHBA-ve me Iranin.

Thënë këto, kuptohet që një mbështetje e administratës se Trump ndaj MEK, si e vetmja opozitë ekzistuese kundër rrëgjimit islamik iranian, ishte krejt e kuptueshme nga administrata e presidentit Trump.

Në fakt, duket se një rol kyç në këto raporte të SHBA-së me opozitën iraniane të Tiranës, ka patur avokati i ish presidentit Donald Trump, i famshmi Rudy Giuliani i cili ka vizituar disa herë Tiranën i ftuar i MEK dhe i sajdisur nga Tirana e vogël.

Rudy Giuliani nuk ka munguar në të gjitha organizimet e MEK në Shqipëri e kudo gjetkë dhe, duket të ketë qenë ndërlidhësi i ngushtë i asaj administrate me muhaxhaedinët në botë dhe veçanërisht në SHBA.

Rudi Giuliani u akuzua nga Shoqata e Avokatëve të Shtetit të New York-ut që në protestat e dhunshme të organizuara në mbështetje të pretendimeve të Trumpit për zgjedhjet, kishte bashkëpunuar me komunitetin e muxhaedinëve në SHBA duke bërë që ata të ishin shumë aktivë në protestat pro Trump…

Një administratë e re në SHBA një politikë e re ndaj Iranit dhe MEK?

Parimisht administrata e Joe Biden do i rikthehet politikës së jashtme të Barac Obamës dhe këtë gjë padyshim do e bëjë dhe me Teheranin. Joe Biden, ish zv. president i Obamës ka qenë pjesë vitale e asaj politike dhe, sot president i ShBA, sigurisht do e rikthejë politikën e jashtme e Obamës më të fuqishme, po kështu me Teheranin.

Nje zhvillim i tille shume i mundshëm padyshim qe do sjelle një trajtim te ri te SHBA-se ndaj MEK e padyshim kërkesat e administrate se Joe Biden ndaj Tiranes nuk do te jene te njëjtat si te administratave republikane.

Ne këtë rast politikes te Tiranes i duhet qe te ketë një refleksion racional ne politiken e jashtme kur kemi parasysh se një vend i vogël si Shqipëria nuk nevojitet te marre role qe nuk i takon kundrejt dy vendeve te mëdha, i pari aleat strategjik dhe i dyti aspak i tille…

Cfare i sugjeron Tiranes zyrtare Lobi Shqiptar ne SHBA?

Perqasje.com kontaktoi z. Ekrem Bardha, bashke themelues i National Albanian American Council (NAAC), njeri prej aktivisteve shqiptar me me influence pranë partisë demokratike ne SHBA dhe, biznesmen shume i njohur ne SHBA, për ti marre një opinion ne lidhje me këtë argument.

Sipas Z. Bardha, “Sfidat kryesore të Trump me Bashkimin Evropian ishin tërheqja nga Marrëveshja e Parisit, çështja e tarifës doganore dhe NATO. Me Biden në detyrë, këto sfida do të zvogëlohen ndjeshëm dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet SHBA-BE do të fillojë.

Në këtë atmosferë, me ndihmën e Uashingtonit, problemet e Shqipërisë (një listë e kushteve të vendosura nga BE) për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian mund të zgjidhen, me kusht që brigjet shqiptare të pastrohen nga trafikimi i njerëzve ilegale dhe drogës në tranzit për në Itali dhe vendet e tjera evropiane, etj.

Interesat e Shqipërisë janë të rëndësishme, nëse pritja në Tiranë e MEK ka një përfitim të rëndësishëm për vendin tonë, prania e tyre do të jetë e tolerueshme. – thote bardha duke shtuar se: “Është e rëndësishme që Shtëpia e Bardhë ta konsiderojë Shqipërinë si një entitet të pavarur ndërkombëtar brenda Bashkimit Evropian. Shqipëria nuk është një parkim dhe një vend për depozitimin dhe grumbullimin e mbetjeve të Uashingtonit.”

Duke përfituar nga shkrimi i Daniel Benaim – thote Bardha – duke sugjeruar konsiderimin e transferimit te MEK në Etiopi dhe Eritrea. gje që sipas lobistit shqiptar ne SHBA, mund të sigurojë një mundësi të artë për politikën e jashtme shqiptare.

Konkluzion

Bota po lëviz me një dinamike ta pa parashikuar ne planin gjeopolitik dhe maturia ne diplomaci sigurisht krijon premisa pozitive ne te ardhmen e vendit ne rrugën historike euro atlantike.

Me administratën e Joe Biden edhe NATO ku vendi ynë bën pjese do te jete me e fuqishme dhe eficente se sa me administratën e Donald Trump dhe këtë po e tregon qartazi konflikti Greqi – Turqi i cili nuk po negociohet ne Tirane, siç dikujt për arsye elektorale, i kish lindur dëshira aspak racionale, por ne zyrat qendrore te NATO ne Bruksel.

Sot duket se ka ardhur momenti te jemi me racional ne politiken e jashtme dhe te mbajmë shënim për te marre vendimet e duhura, pa u bere pjese e konflikteve te një vendi tjetër lidhjet me te cilin janë shume modeste

Pas

Italia mbyll TikTok-un pas kësaj ngjarjeje tragjike

Para

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, Rama apo PD? Spartak Ngjela e thotë troç

Para
Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, Rama apo PD? Spartak Ngjela e thotë troç

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, Rama apo PD? Spartak Ngjela e thotë troç

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar