• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Lajm i hidhur/ Ishte prekur nga virusi, ndahet nga jeta biznesmenia e njohur nga Durrësi (EMRI)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Lajm i hidhur/ Ishte prekur nga virusi, ndahet nga jeta biznesmenia e njohur nga Durrësi (EMRI)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i hidhur vjen nga bota e biznesit në Shqipëri.

Mësohet se sipërmarrësja e njohur në qytetin e Durrësit ka humbur jetën pas infektimit nga C OVID19.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur me anë të një reagimi në rrjetet sociale, vajza e saj e madhe Evis Prodani.

“Mamase, shoqes, dhe keshillueses me te mire qe mund te kishim kerkuar. E dime qe ti je me babin dhe do vazhdosh te na shohesh. Te dua shume!! RIP”,- shkruan Evisi në postimin e saj.

17 vite më parë, po më 4 janar 2004, do të ndahej në mënyrë të parakohshme nga jeta bashkëshorti i saj, Shpëtimi, një figurë mjaft e njohur dhe respektuar në Durrës.



Po kush ishte Shpresa Prodani?

Biznesmenia e njohur Shpresa Prodani e mori drejtimin e kompanisë “DyrrahSped” në vitin 2004, fill pas vdekjes së të shoqit.

E lindur në Tiranë më 12 shkurt 1952, studentja e talentuar e Inxhinierisë do të zhvendosej në Durrës pas martesës me Shpëtim Prodanin dhe për shumë vite do të angazhohej në arsimin profesional në Durrës, duke përgatitur breza të tërë gjimnazistësh.

Kur i shoqi u nda papritmas nga jeta në vitin 2004, asaj iu desh të merrte përsipër biznesin që kishte themeluar dhe drejtonte ai, kompaninë e transportit “DyrrahSped” duke arritur të bëhet një nga biznesmenet më të suksesshme në Shqipëri.

E themeluar në vitin 1993, “Dyrrahsped” do të bëhej vetëm 5 vite më vonë një nga dy kompanitë kryesore të logjistikës dhe transportit në Durrës, duke ofruar edhe shërbime të kualifikuara të transportit ajror, përveç atij rrugor dhe detar.

Krahas angazhimit në kompaninë “DyrrahSped”, Shpresa Prodani do të ishte një nga anëtaret më aktive të Rotary Club Durrës, ndërsa në vitet 2016-2017 ishte presidente e kësaj organizate.

Shpresa Prodani ishte edhe aksionere në kompaninë e njohur të sigurimeve SIGMA.

Nga viti 2005, Shpresa Prodani u bë anëtare e Universal Freight Organization me qendër në Londër. Është fituese e çmimit për kualifikim e menaxhim në Gjenevë të Zvicrës dhe përfaqësuese e Shqipërisë në forumin e parë të Detit të Zi për transportin dhe logjistikën mbajtur në Stamboll në dhjetorin e vitit 2011 nga UNDP-ja.

Për të gjithë këtë angazhim aktiv në fushën e biznesit, Shpresa Prodanit Bashkia e Durrësit dhe Shoqata Durrësi, i akordoi titullin e lartë “Nderi i qytetit”, në vitin 2013.

Pas

Deputeti ‘rebel’/ Kujtim Gjuzi voton kundër Xhaçkës si ministre e Jashtme, zbulon arsyen e fortë

Para

Shurupi i kollës me mjaltë dhe trumzë- Receta që duhet të dini

Para
Shurupi i kollës me mjaltë dhe trumzë- Receta që duhet të dini

Shurupi i kollës me mjaltë dhe trumzë- Receta që duhet të dini

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

nga Fast News
12:18 | 20/12/2025
0

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

nga Fast News
12:12 | 20/12/2025
0

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

nga Fast News
12:00 | 20/12/2025
0

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

nga Fast News
11:37 | 20/12/2025
0

Recent News

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

12:18 | 20/12/2025
Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

12:12 | 20/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar