• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Kur unë mos jem më, mos pyet Zotin pse” Gazetarja e njohur prek me fjalët për nënën e ndjerë: Mos e mundo veten

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Kur unë mos jem më, mos pyet Zotin pse” Gazetarja e njohur prek me fjalët për nënën e ndjerë: Mos e mundo veten
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas humbjes së nënës, gazetarja Fiori Dardha ka falenderuar të gjithë njerëzit që e kanë ngushëlluar.

Ajo shprehet se duke lexuar mesazhet e atyre që janë solidarizuar me të në këto ditë të vështira është emocionuar dhe ndjerë krenare për nënën e saj.

“Gjatë viteve që nëna ime luftonte me të mallkuarin kancer, herë pas here kam ndarë me ju foto, ndjesi, gëzimin kur fitonim një betejë dhe guximin për t’u përballur me një tjetër sfidë. Mbrëmjeve, i lexoja mamit komentet tuaja. Emocionohej, përlotej, motivohej dhe merrte kurajo nga fjalët tuaja!

Të njëjtën gjë kam bërë edhe këto ditë.

Mbrëmjeve, kur miqtë largoheshin dhe shtëpia dukej më bosh se kurrë ndonjëherë, kam lexuar mesazhet tuaja. Jam përlotur dhe emocionuar pafund, por mbi të gjitha jam ndierë krenare për nënën time!

Ju falenderoj që më jeni gjendur pranë (qoftë edhe virtualisht)! Janë me mijëra komente dhe mesazhe që më kanë ngrohur shpirtin në këto ditë tepër të vështira!

Mami im më ka dhënë një nga leksionet më të rëndësishëm në jetë: të jem mirënjohëse!

Më thoshte përherë:

“Kur të mos jem më, mos pyet Zotin ‘Pse?’, mos e mundo veten me ‘Po sikur…’

Mos qani me ulërima! Mos mallkoni! Mos mbani zi! Mos lejoni t’ju mposhtë trishtimi! Më kujtoni përherë duke qeshur!

Njeriu duhet të tregojë dinjitet edhe në dhimbje!”

Sot, me sytë nga qielli them:

“Faleminderit Zot për kohën që e patëm mes nesh Syshkruarën tonë!”

Dua të shpreh publikisht mirënjohjen time për të gjithë mjekët, infermierët dhe personelin spitalor (të Shërbimit Onkologjik, por edhe gjithë shërbimet e tjerë), që u kujdesen për kaq vite për shëndetin e mamit tim!

E shtrenjta ime ishte një paciente shembullore që zbatonte me rigorozitet çdo këshillë të mjekëve.

Edhe buzeqeshjen e fundit, ia dhuroi një mjeku, dr.Maksi Bashos, të cilit i jemi mirënjohës përjetë!

Këto ditë jam ndierë me fat që jam e rrethuar nga miq të mirë dhe mbi të gjitha, që Zoti (përveç motrës biologjike), më ka dhuruar edhe një motër tjetër (#MeTyeKamELONA)

FALEMINDERIT TË GJITHËVE!

Përpiquni t’i bëni të lumtur prindërit sa kohë i keni pranë!

Prindërit nuk kanë nevojë për para, por për kohën, vëmendjen dhe përkushtimin tonë!

P.S: Këto netë, kur gjumin ma ka vjedhur dhimbja, kam lexuar tek – tuk, edhe komente te tipit: “Nëna i ka nderruar jetë, kjo ka shkruar status… si i ka shkuar në mend të postojë në FB dhe Instagram?”

Për këto lloj gjallesash kam vetëm një përgjigje:

“Shpresoj që ju të keni bërë, ose të bëni për nënat tuaja, qoftë edhe çerekun e përpjekjeve që kam bërë unë për ta patur sa më gjatë pranë mamanë time!”, shkruan Fiori Dardha ndër të tjera.

Pas

Me zor i mbajnë lotët/ Këto janë 3 shenjat më qaramane të horoskopit

Para

Kur do të hapen kufinjtë? Ekspertët japin lajmin e mirë: Ja kur mund të udhëtojmë sërish të lirë

Para
Kur do të hapen kufinjtë? Ekspertët japin lajmin e mirë: Ja kur mund të udhëtojmë sërish të lirë

Kur do të hapen kufinjtë? Ekspertët japin lajmin e mirë: Ja kur mund të udhëtojmë sërish të lirë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

nga Fast News
09:28 | 14/11/2025
0

Recent News

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025
Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

10:30 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar