Avokati i njohur Altin Goxhaj ka ndarë sot në ditën e parë të vitit një lajm mjaft të hidhur për të dhe familjen e tij.
Mësohet se babai i tij, Enver Goxhaj është ndarë nga jeta si pasojë e infektimit nga C OVID19.
Ai nuk ka arritur ta mposhttë virusin e rrezikshëm pas një përballjeje prej më shumë se 24 ditëve.
“Me zemër të copëtuar ju njoftoj në emër të familjes miq, se babai im Enver Goxha (15.08.1939 -01.01.2021) ndërroi jetë sot pas një përballje 24 ditore me virusin kinez nga të cilat 15 ditë në reanimacion në spitalin infektiv nën një kujdes shembullor dhe human të mjekëve dhe infermierëve të tij.
Ju njoftoj se varrimi do të zhvillohet në dt 3 Janar, pasnesër, të Djelën në 12:00 në Varrezat e Sharrës ndërsa Pritja do të jetë po atë ditë nga ora 10:00-12:00 te Rezidenca e Agjencisë Funerale ALBA 2000 pranë Medresesë (Rruga e Dibrës, Nr.302).
Ju kujtoj se për shkak të kushteve specifike të periudhës së detyruar izoluese që kemi si familje, nuk presim vizita në shtëpi por veç pasnesër të Djelën tek Rezidenca ALBA 2000”, shkruan Altin Goxhaj.