• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“E kanë prezantuar mirë veten” PS i shtohen 58 emra të rinj, Rama zbulon planet e partisë që drejton

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“E kanë prezantuar mirë veten” PS i shtohen 58 emra të rinj, Rama zbulon planet e partisë që drejton
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në fazën e dytë të procesit “Deputeti që duam”, Partia Socialiste ka përzgjedhur 58  emra të rinj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se një pjesë e tyre do të jenë në listën e zgjedhjeve elektorale të 25 prillit.

Kreu i qeverisë u shpreh: Në mandatin tonë të tretë ne do të kemi prioritet përfshirjen e sa më shumë të rinjve në të gjitha nivelet e qeverisjes, dhënien e sa më shumë përgjegjësi atyre, kështu që forca”.

PJESE NGA FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA

Politika nuk ka munguar asnjëherë, qoftë në këto vite, qoftë më parë, të japë shembuj të këqij, mësime të gabuara, modele të deformuara të të jetuarit në mjedisin shoqëror, por nga ana tjetër, politika nuk ka munguar edhe të tregojë se pa ndryshuar politikën, asgjë tjetër nuk ndryshon dot në hapësirën tonë të përbashkët. Të tregojë se në fund të fundit, përtej atyre që thuhen, politika është një forcë për mirë dhe ka lindur për të bërë së bashku gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot. Më vjen mirë që ky program, kjo nismë e PS, që materializohet për herë të parë në historinë e re të PS, ka gjetur mbështetje për faktin se rreth 1600 vajza e djem, gra e burra, kanë hedhur hapin që të shprehin interesin e tyre në mënyrë të guximshme, dhe më vjen mirë që në gjithë këtë masë jo të vogël individësh ambiciozë, nuk ka qenë e lehtë nga ana e grupit të koordinuar nga Sekretari i Përgjithshëm për të filtruar ata që janë sot këtu për fazën e dytë.

Kjo është faza e konsolidimit të këtij grupi të ri dhe janë 58 emra, që përfshihen në listën e atyre që e kanë prezantuar më mirë veten, kanë prezantuar më mirë ‘pse-në’ e kësaj nisme individuale, si dhe fuqinë e ambicies së tyre. Kjo nuk do të thotë se ata që nuk janë përfshirë në këtë listë janë më pak të talentuar apo më pak të prerë për t’u përfshirë në këtë aktivitet kaq kompleks, siç është përfaqësimi politik, ashtu sic nuk do të thotë se ata që janë përzgjedhur kanë arritur ta shpalosin më mirë veten në ato pak minuta që kanë pasur. Për këtë arsye, unë inkurajoj ata që nuk kanë kaluar fazën e dytë që të mos tërhiqen, të mos dorëzohen, por të kuptojnë se për të shpalosur potencialin e brendshëm duhet punë, përgatitje dhe trajnim.

Dua t’iu them të gjithë atyre që janë sot këtu se trajnimi dhe edukimi i vetvetes është një domosdoshmëri për secilin, gjatë gjithë kohës. Edhe për mua është një domosdoshmëri e përditshme për ta ushqyer veten me informacion, me lexim, me të gjitha format përmes të cilave pasurohet njeriu politik. Në fund të këtij procesi do të përzgjidhen ata që do të jenë pjesë e skuadrës sonë në çdo qark. Për ne do të jetë një kënaqësi, por edhe një privilegj, që të kemi bashkë në këtë betejë një pjesë prej jush, që vini nga të gjitha rrugët e jetës.

Dua t’iu inkurajoj që këtë eksperiencë të re të trajnimit ta shfrytëzoni maksimalisht dhe të përpiqeni të nxirrni më të mirën prej saj, qoftë për të kapërcyer fazën e dytë dhe për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë, qoftë për ta pasur si një tjetër eksperiencë në ndërtimin e asaj figure që i duhet gjithsecilit për t’u kthyer nga një njeri i mirë dhe i ditur në një qytetar të mirë në përfaqësimin politik.

E fundit që dua të them është se të gjithë duhet ta ndjeni veten pjesë e përpjekjes sonë, sepse procesi i zgjerimit nuk është një proces i mbyllur vetëm në kornizën e skuadrës përfaqësuese në Parlament, por është një proces shumë i gjerë. Në mandatin tonë të tretë ne do të kemi prioritet përfshirjen e sa më shumë të rinjve në të gjitha nivelet e qeverisjes, dhënien e sa më shumë përgjegjësi atyre, kështu që forca. Elementi subjektiv është i pashmangshëm dhe për këtë arsye kush nuk është në formë të japë më të mirën në këtë moment, nuk duhet të ligështohet. Dëshiroj të ndjeheni të gjithë pjesë e këtij suksesi të përbashkët.

Pas

E rëndë/ I futet ish-të dashurës në shtëpi dhe e p*rdhunon, arrestohet 30 vjeçari në Tiranë

Para

E bujshme/ I dënuar me 15 vite burg, arratiset Moisi Habilaj

Para
E bujshme/ I dënuar me 15 vite burg, arratiset Moisi Habilaj

E bujshme/ I dënuar me 15 vite burg, arratiset Moisi Habilaj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar