Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Do jetë gati për tre muaj” Rama në Turqi, zbulon bastin me Erdoganin: Në Shqipëri janë të ndaluar

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Do jetë gati për tre muaj” Rama në Turqi, zbulon bastin me Erdoganin: Në Shqipëri janë të ndaluar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas takimit me presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan në Ankara, kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa nga bisedat e zhvilluara sot.

Kreu i qeverisë tregoi mes të tjerash se Erdogan nga ana e tij ka shprehur gatishmërinë për disa ndërhyrje të rëndësishme në fushën e turizmit, shëndetësisë dhe arsimit.

Në lidhje me këtë, me të qeshur, Rama theksoi se ka vendosur bast me Kreun e Shtetit Turk, pasi ky i fundit ka thënë se brenda tre muajve do të ndërtohet Spitali Rajonal i Fierit.

“Jam shumë i kënaqur që presidenti gjatë bisedës shprehu gatishmërinë, jo vetëm me fjalë, për disa ndërhyrje të rëndësishme në fushën e turizmit, shëndetësisë, arsimit. Është lajm i shkëlqyer për të rinjtë, që një universitet, sic është ai i Stambollit, do të jetë prezent së shpejti në Shqipëri. Së shpejti, edhe Spitali i Fierit do të jetë realitet. Tani, bastet në Shqipëri dhe Turqi janë të ndaluar, por basti se ky spital do të jetë gati për tre muaj, është një bast shumë i fortë”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare u ndal te pandemia, duke shprehim vlerësimet më të larta për Turqinë, që sipas tij, i mbajti dyert hapur dhe ofroi mbështetje për Shqipërinë, jo si disa vende të tjera “që njësoj sic u thanë njerëzve të mbyllen në shtëpi, mbyllën dhe shtetet e tjera dhe ndaluan deri edhe kalimin e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Falënderoj mikun tim për këtë mikpritje të paharrueshme, edhe pse nuk është hera e parë që unë e vizitoj Turqinë mike. Në këtë mikpritje ne të gjithë së bashku si delegacion mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes të dy vendeve, dy shteteve, dy qeverive. I jam mirënjohës presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë dhe për kohën e çmuar që i dedikoi një tërësie të konsiderueshme cështjesh, por mbi të gjitha dua ta shpreh këtu mirënjohjen për të dhe për popullin turk për reagimin e menjëhershëm në mbështetje të Shqipërisë, duke u gjendur në krah të familjeve të goditura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Presidenti Erdogan ishte i pari, që u angazhua publikisht dhe botërisht, për t’u përfshirë në procesin e rindërtimit dhe i hapi rrugë një procesi të tërë përfshirjeje të shumë vendeve të tjera, që bënë të mundur mbledhjen e një shume të konsiderueshme për Shqipërinë.

Solidariteti i Turqisë mike dhe i presidentit Erdogan nuk është shprehur vetëm kur Turqia nuk ka pasur një problem të vetin, por edhe kur Turqia njësoj si ne u godit nga koronavirusi, presidenti dhe Republika e Turqisë i qëndruan pranë Shqipërisë dhe nuk vepruan si disa të tjerë, që njësoj sic u thanë njerëzve të mbyllen në shtëpi, mbyllën dhe shtetet e tjera dhe ndaluan deri edhe kalimin e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë. Kjo ka qenë shumë domethënëse për ne, sic është domethënës edhe fakti që sot një nga temat e diskutimit ka qenë bashkëpunimi i afërt mes dy vendeve dhe mbështetja e Turqisë për Shqipërinë në gjithë procesin e kësaj lufte të madhe me këtë armik të padukshëm, pa u kursyer.

Besoj që sjellja e Turqisë ndaj nesh dhe qasja e presidentit Erdogan në situatat kur vende si yni gjenden në vështirësi janë mishërimi i fjalës së paharrueshme të Qemal Ataturkut, që thoshte “njerëzimi është një trup i vetëm dhe cdo komb është pjesë e këtij organizmi”. Edhe pse Turqia u godit nga pandemia, kjo nuk e bëri të ndalet për asnjë sekondë projekti që po realizohet me mbështetjen e ministrit, mikut tonë Muratit. Solidarizimi ndaj ngjarjeve të tilla reflektojnë esencën e kësaj marrëdhënie dhe humanizmit, që është në themel të kësaj marrëdhënie. Jam krenar që sot m’u dha mundësia dhe nderi të nënshkruaj në emër të Shqipërisë deklaratën e Këshillit të bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, me presidentin Erdogan”.

Pas

“Nuk të them dot lamtumirë” Elton Deda i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Kujtim Prodanit: Do të pres për një birrë

Para

Shifrat jashtë kontrollit/ Rriten rastet e reja, ja sa të infektuar dhe viktima ka nga virusi në Shqipëri

Para
Shifrat jashtë kontrollit/ Rriten rastet e reja, ja sa të infektuar dhe viktima ka nga virusi në Shqipëri

Shifrat jashtë kontrollit/ Rriten rastet e reja, ja sa të infektuar dhe viktima ka nga virusi në Shqipëri

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve, inflacioni në prill 2.8%

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve, inflacioni në prill 2.8%

nga Fast News
16:08 | 08/05/2026
0

Ulen sërish çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

Ulen sërish çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

nga Fast News
15:35 | 08/05/2026
0

Fibank zgjeron mundësitë e financimit, produkte të reja për ndërtuesit, blerësit dhe emigrantët

Fibank zgjeron mundësitë e financimit, produkte të reja për ndërtuesit, blerësit dhe emigrantët

nga Fast News
15:24 | 08/05/2026
0

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë

nga Fast News
11:00 | 08/05/2026
0

Recent News

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve, inflacioni në prill 2.8%

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve, inflacioni në prill 2.8%

16:08 | 08/05/2026
Ulen sërish çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

Ulen sërish çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

15:35 | 08/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora