• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Dalin të dhënat/ Si po i shpenzojnë paratë të pasurit e Shqipërisë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
Dalin të dhënat/ Si po i shpenzojnë paratë të pasurit e Shqipërisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në shekullin ku jetojmë udhëtimet gjithnjë e më shumë po marrin dimensionin e argëtimit, më shumë se sa një domosdoshmëri për të kryer nevoja themelore të jetesës.

Në vijim të këtij trendi familjet e pasura shpenzojnë për udhëtime gati një të dhjetën e buxhetit të tyre dhe shumë me tepër se shtresat e tjera të popullsisë.

Sipas të dhënave të INSTAT familjet në 20 për qindëshin e sipërm me të ardhurat më të larta çuan 8 për qind të shpenzimeve totale më 2019 për shërbimet e transportit. Të pasurit shpenzojnë 4 herë më shumë se të varfrit për udhëtime dhe gati 60 për qind për qind më shumë se shtresa e mesme.

Familjet e varfra cojnë për shpenzime e transportit vetëm 2.2 për qind të buxhetit të tyre mujor, ndërsa kjo kategori shpenzimesh nis e rritet në nivelet me të larta te të ardhurave.

Për familjet me nivel të lartë jetese transporti është komponenti më i rëndësishëm i shpenzimeve pas konsumit të ushqimeve. Kjo kategori çon për ushqime 32 % të buxhetit, ndërsa shpenzimet e transportit vijnë të dytat me 8 për qind. Pas ushqimeve dhe transportit familjet me të ardhurat më të larta në vend shpenzojnë më shumë për restorante dhe hotele me 7,2 për qind të buxhetit të tyre mujor, dhe të njëjtën përqindje shpenzojnë edhe për mirëmbajtjen dhe faturat e shtëpisë.

Shqiptarët në përgjithësi përballen me kosto të larta të transportit, prej çmimeve të larta të biletave të linjave ajrore dhe çmimeve të larta të naftës.

Megjithatë familjet në nivelin e sipërm te të ardhurave kanë strukturë konsumi të ngjashme me të varfërit ku gati një e treta e buxhetit mujor shkon për konsumin e ushqimeve. Struktura e shpenzimeve mesatare e të familjeve tregon nivelin e ulët ekonomik të vendit, përderisa 42 për qind e buxhetit shkon për blerjen e u ushqimeve, ndryshe nga Europa ku familjet shpenzojnë mesatarisht 12 për qind te buxhetit e tyre për ushqimet.

Familjet në Europën e zhvilluar kanë një tepricë më të madhe buxhetore për t’ia dedikuar udhëtimeve, komoditetit në shtëpi dhe argëtimit. Në Europë transporti është grupi i dytë më i madh i shpenzimeve të familjeve me 13.2 për qind të totalit, pas shpenzimeve për mirëmbajtjen e shtëpisë që zënë rreth 24 % për totalit të shpenzimeve.

Në 2019, në njësitë familjare të përbëra nga një person i vetëm, grupi ushqim zë peshën më të madhe prej 44,8 %, krahasuar me tipet e tjera. Pesha më e lartë për shpenzimet për transport është regjistruar në strukturën e buxhetit të familjeve të përbëra nga tri ose më shumë të rritur pa dhe me fëmijë, përkatësisht 6,5 dhe 6,4 %. Në familjet e përbëra nga tri ose më shumë të rritur me dhe pa fëmijë në varësi pesha që zënë shpenzimet për arsim është më e lartë krahasuar me tipet e tjera./ Monitor.al

Pas

“Angazhimi im nuk mbaron këtu”, Gent Cakaj zbulon çfarë do të bëjë pas dorëheqjes si ministër

Para

‘Shqiptarët janë shumë kokëfortë’, Almeda shtang Tolgën në mes të emisionit

Para
‘Shqiptarët janë shumë kokëfortë’, Almeda shtang Tolgën në mes të emisionit

‘Shqiptarët janë shumë kokëfortë’, Almeda shtang Tolgën në mes të emisionit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Recent News

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025
Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar