Mbrëmjen e djeshme janë evakuuar udhëtarët në aeroportin e Frankfurtit.
Shkak për këtë është bërë një person i dyshuar, i cili braktisi një valixhe në terminal dhe bërtiti disa herë “Allahu Akbar”.
Më pas terminali 1 i aeroportit iu nënshtrua një “evakuimi masiv” pasi i dyshuari braktisi valixhen në qendrën e kontrollit të pasaportave dhe filloi të bërtiste. Në video, shihet momenti kur ai bërtet dhe policët i drejtojnë armët.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se bashkë me të, është arrestuar dhe një person tjetër, ndërsa në kërkim është një i dyshuar i tretë. Mijëra udhëtarë të Aeroportit të Frankfurtit janë filmuar teksa vrapojnë jashtë të tmerruar.
Stacioni i trenit në aeroport u mbyll dhe të gjitha fluturimet u ndaluan. Pas disa orësh dhe kontrolleve masive, terminali është rihapur. Valixhja që u braktis nga i dyshuari, sipas policisë nuk ka pasur asnjë “objekt të dëmshëm”.
Lajmi ne origjinal: https://www.thesun.co.uk/news/13763072/frankfurt-airport-evacuated-police/
Video: