• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Agjencia e Sigurimit të Depozitave firmos marrëveshje me Bankën Credins!

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
Agjencia e Sigurimit të Depozitave firmos marrëveshje me Bankën Credins!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Sigurimit të Depozitave përzgjodhi Bankën Credins si një nga tre bankat më të mëdha në vend që do të kryejnë funksionet e bankës agjente për një periudhë tre vjeçare.

Në datë 27.01.2021, Banka Credins dhe ASD nënshkruan kontratën për “Kryerjen e shërbimit të bankës agjente për kompensimin e depozitave të siguruara”, për një periudhë tre vjeçare. Kryerja e shërbimit të pagesave për kompensimin e depozitave të siguruara nga Banka Agjente fituese në emër dhe për llogari të Agjencisë në rast të vendosjes së një subjekti anëtar të skemës në likuidim të detyruar me vendim të Bankës së Shqipërisë, është një hallkë shumë e rëndësishme e procesit të kompensimit, gjithmonë nëse do të ndeshemi më një proces të tillë në të ardhmen.

Të pranishëm në firmosjen e kësaj marrëveshje ishin z. Genc Mamani, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe znj. Monika Milo, Zv. Drejtore e Përgjithshme e Bankës Credins ku finalizuan me sukses këtë marrëveshje.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave krijuar në vitin 2002, është institucioni që ka mandatin ligjor për të siguruar dhe kompensuar depozitat në bankat dhe shoqëritë e kursim-kreditit, në rast të një ngjarje sigurimi. Një nga elementët thelbësorë për realizimin me sukses të një procesi kompensimi në rast të vendosjes së një subjekti anëtar të skemës së sigurimit të depozitave në likuidim të detyruar me vendim të Bankës së Shqipërisë, është përzgjedhja e një banke agjente. ASD ka filluar procesin e përzgjedhjes së bankave agjente në Shtator 2020 dhe procesi i përzgjedhjes është formalizuar me Vendimin e Këshillit Drejtues të Agjencisë nr.39, datë 15.12.2020 “Mbi përzgjedhjen e bankave agjente në listën paraprake për kryerjen e procesit të kompensimit”, në përputhje me të gjitha kriteret.

Zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Bankës Credins, znj. Monika Milo pas firmosjes së kësaj marrëveshje shprehu mirënjohjen që institucioni i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave ka përzgjedhur Bankën Credins si një bankë agjente dhe ritheksoi se bashkëpunimi me këtë institucion ka qenë i vazhdueshëm në drejtim të informimit dhe garantimit të të gjithë depozitueseve individë, tregtarë dhe shoqëri tregtare për sigurimin e tyre deri në nivelin 2,500,000 lekë ekuivalente nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Banka Credins me një eksperiencë shumëvjeçare dhe si një nga bankat më të mëdha në vend që udhëhiqet nga standarde të larta të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve bankare, ka treguar edhe një herë që vazhdon të jetë solide në tregun bankar dhe që gjithmonë ndërton partneritete me institucione të ndryshme për të ofruar zgjidhje.

Pas

“Preka fundin” Deputeti shqiptar rrëfen betejën e tij me virusin: Më kthyen në jetë 20 ditët në Turqi

Para

I mori jetën të birit/ Biznesmeni Skënder Krasniqi nuk mban dot veten, shpërthen në lot në gjyq

Para
I mori jetën të birit/ Biznesmeni Skënder Krasniqi nuk mban dot veten, shpërthen në lot në gjyq

I mori jetën të birit/ Biznesmeni Skënder Krasniqi nuk mban dot veten, shpërthen në lot në gjyq

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar