• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“U përpoqe shumë Suelë” Pedagogia bën dedikimin prekës për mjeken që u shua nga virusi: Kurrë nuk më tregove sa vuaje

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“U përpoqe shumë Suelë” Pedagogia bën dedikimin prekës për mjeken që u shua nga virusi: Kurrë nuk më tregove sa vuaje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga lajmet më të hidhura sot ishte ndarja nga jeta e mjekjes obstetre-gjinekologe Suela Muca në moshën 48-vjeçare.

Ndërkohë pedagogia e njohur Dhurata Shehri ka reaguar pas kësaj humbje të madhe.

Ajo kujton vitet që e ndjera i ka qëndruar pranë, dhe se si Suela ishte e para që priti fëmijën e saj dhe i mësoi si të jetonte jetën dhe me vuajtje.

Shehri tregon se ishin tre vajza që ecnin gjithmonë bashkë ndërsa shton se “në krahun e djathtë askush nuk do të ta zerë vendin, për atë copë rrugë që bëmë bashkë dhe për atë rrugë që më pret deri sa të takohemi sërish.”

Shkrimi i plotë

Për Suelën… ca fjalë që nuk mund të t’i thoja më parë

Vjen dita kur mendojmë se jemi plakur mjaftueshëm për ta përballuar vdekjen, sidomos pasi ajo fillon e afrohet te prindërit, te të afërmit, rrethi vjen e ngushtohet aq sa vdekja merr trajta e fytyra të dashura që kthehen papritur në fotografi e copa kujtimesh, në copa jete të ngurta, pa të ardhme.

Me Suelën ka vite e për vite me rradhë ndamë netët pa gjumë, sekretet e para të dashurisë, notat dhe prapësitë, zënkat dhe pajtimet, shpresat e zgënjimet, lotët dhe ëndërrimet, sidomos ëndrrat i jetuam bashkë një copë herë, ti gjithmonë me pak fjalë, sa dukej sikur doje t’i ruaje për vete, sikur kishe frikë të ëndërroje me zë të lartë.

Suela, që priti e para fëmijën tim, që më mësoi se sa pak lumturi ka njeriu në jetë deri sa bëhet nënë, ma dhuroi lumturinë më të madhe, por nuk më mësoi si ta përballoj edhe këtë, largimin e saj, megjithëse u përpoqe shumë Suelë. Ti më dhe paqen për ta jetuar jetën edhe me vuajtje, ndonëse kurrë nuk më tregove sa vuaje.

Jetove fort, deshe fort, të deshëm e të duam fort.

Ne ishim tre, përherë tre, Entela anash, Suela në mes, unë në krahun tjetër, rreshtim i përhershëm dhe, ngado ta nisje numërimin Suela në mes, në mes për të na mbajtur të dyjave, me zërin e ulët që mund ta dëgjonim të dyja, në mes, për ta mbrojtur. Po ja që nuk ia dolëm, Suelë. Për tridhjetë e sa vite u përpoqe të na mësoje si të jemi të forta me butësinë tënde, por kurrë nuk e besova, deri dje, që filli u këputka edhe aty ku është më i fortë.

Mirupafshim Suelë, do të të kujtoj sa herë të jem duke ecur. Në krahun e djathtë askush nuk do të ta zerë vendin, për atë copë rrugë që bëmë bashkë dhe për atë rrugë që më pret deri sa të takohemi sërish. Gjithsesi ne jemi prap tre…

Pas

E rëndë/ Ishte i punësuar në fabrikën e kryebashkiakut socialist, humb jetën 43-vjeçari (EMRI)

Para

“Nuk ishte vetëmbrojtje” Vjen reagimi i SHÇBA: Polici që ekzekutoi 25-vjeçarin shkeli ligjin

Para
“Nuk ishte vetëmbrojtje” Vjen reagimi i SHÇBA: Polici që ekzekutoi 25-vjeçarin shkeli ligjin

“Nuk ishte vetëmbrojtje” Vjen reagimi i SHÇBA: Polici që ekzekutoi 25-vjeçarin shkeli ligjin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar