• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Punonjësit të pakënaqur/ Shqipëria në vend të parë për pagat më të ulëta në Europë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
Punonjësit të pakënaqur/ Shqipëria në vend të parë për pagat më të ulëta në Europë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria renditet ende si një vend ku papunësia është në nivele të larta në raport me vendet e tjera Europës, por edhe ata që punojnë, në shumicën e tyre, marrin paga minimale.

Në vitin 2018, Shqipëria ishte e para ndër vendet europiane që kishte më shumë se 23% të totalit të të punësuarve që marrin pagë të ulët, sipas përllogaritjes së Eurostat.

Instituti Europian i Statistikës konsideron me pagë të ulët, ata që fitojnë më pak se dy të tretat e pagës mesatare bruto në muaj. Në vendet e BE-së më 2018 u përllogarit se 15.3% e të punësuarve kishin pagat të ulëta, ndërsa në Shqipëri, kjo kategori është 8 pikë përqindje më e lartë.

Në kategoritë e pagave të ulëta përfshihen kryesisht gratë dhe peronat me arsim të ulët. Kjo është njëlloj e vlefshme si për Shqipërinë, ashtu edhe Europën.

Numri më i madh i punonjësve me pagë të ulët ndodhet në Shqipëri dhe në vendet baltike, në të kundërt, pjesa më e vogël e punonjësve me pagë të ulët është në Suedi dhe në vendet nordike.

Përqindja e punonjësve me pagë të ulët ndryshon ndjeshëm midis vendeve anëtare në 2018. Numri më i madh u vu re në Shqipëri me 23.02%, Letoni (23.5%), ndjekur nga Lituania (22.3%), Estonia (22.0%), Polonia (21.9%) dhe Bullgaria (21.4%).

Në të kundërt, më pak se 10% e të punësuarve kishin pagë të ulët në Suedi (3.6%), Portugali (4.0%), Finlandë (5.0%), Itali (8.5%), Francë (8.6%) dhe Danimarkë (8.7%) . Sa i përket shpërndarjes sipas grupmoshës, personat me paga të ulëta përbënin më shumë se një të katërtën (26.3%) të punonjësve të moshës më pak se 30 vjeç.

Sa më i ulët të jetë niveli i arsimimit të një personi, aq më të larta janë gjasat për të përfituar një pagë e ulët. Më shumë se një e katërta (27.1%) e të punësuarve në BE me nivel të ulët arsimimi ishin me pagë të ulët. Përqindja e punonjësve me pagë të ulët nis e zvogëlohet me rritjen e nivelit arsimor, teksa shihet se pagat e ulëta përfitoheshin vetëm nga 4.6% e të punësuarve me arsim të lartë.

Pjesa më e madhe e personave me pagë të ulët punojnë në sektorin e ushqimit dhe akomodimit.

Në vitin 2018, përqindja e personave me pagë të ulët të regjistruar në BE ishte më e larta 39.0% në aktivitetet, “Akomodimi dhe veprimtaritë e shërbimit ushqimor”, e ndjekur nga 33.3% nga “Aktivitetet e shërbimit administrativ dhe mbështetës”.

Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT, personat me pagë deri në 300 mijë lekë përbënin 38.7% të të punësuarve gjithsej në tremujorin e tretë, nga 37.1% në tremujorin e dytë. /Monitor

Pas

“Rrugaç, t’ju vijë turp” Deputeti i përmend arkivolin e babait, Rudina Hajdari preket dhe nuk duron më

Para

“Mos dalim për të mbrojtur b*thët tona” Noizy ‘thumbon’ hapur Stresin pas protestave për Klodian Rashën

Para
“Mos dalim për të mbrojtur b*thët tona” Noizy ‘thumbon’ hapur Stresin pas protestave për Klodian Rashën

“Mos dalim për të mbrojtur b*thët tona” Noizy ‘thumbon’ hapur Stresin pas protestave për Klodian Rashën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar