Pas Ministrisë së Brendshme protestuesit janë zhvendosur në drejtim të sheshit ‘Skënderbej’.
Në shenjë revolte ata i kanë vendosur flakën pemës së Vitit të Ri të vendosur nga Bashkia e Tiranës me rastin e festave të fundvitit.
Policët kanë reaguar menjëherë duke hedhur gaz lotsjellës nga tarraca e Bashkisë për të mundësuar shpërndarjen e turmës.
Gjatë lëvizjes së tyre nga kryeministria drejt sheshit “Skënderbej”, protestuesit kanë thyer xhamat e Ministrisë së Brendshme, si dhe kanë shkatërruar zbukurimet e vendosura nga Bashkia në qendër të Tiranës. Zbukurimet janë dëmtuar plotësisht në të gjithë perimetrin e sheshit “Skënderbej”.