Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Nuk i ndaloi policisë dhe u nxorri armën/ Zbulohet e shkuara e errët e 25 vjeçarit që u vra nga Policia në mesnatë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Nuk i ndaloi policisë dhe u nxorri armën/ Zbulohet e shkuara e errët e 25 vjeçarit që u vra nga Policia në mesnatë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Klodian Rasha, 25 vjeç, është i riu që u qëllua më armë zjarri nga Policia pas mesante në Tiranë, pasi nuk iu bind urdhrit të patrullës për të ndaluar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën “Dritan Hoxha”.

Në një njoftim të dytë sqarues për ngjarjen, Policia njofton se grupi i hetimit i drejtuar nga Prokurori dhe SHÇBA, kanë gjetur në vendngjarje një armë zjarri pistoletë që dyshohet se i përkiste 25 vjeçarit Rasha.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë. Vijon puna intensive nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes”, njofton Policia.

Kujtojmë se, i riu pas mesnatës është konstatuar nga patrulla duke bërë lëvizje të dyshimta në rrugën “Dritan Hoxha”. Menjëherë i është bërë thirrje për të ndaluar por ai nuk i ëhstë bindur urdhrit dhe është larguar me vrap.

Efektivët e kanë ndjekur dhe kur janë afruar në një zonë pa ndriçim, 25 vjeçari i ka drejtuar atyre një send të fortë në dukje armë zjarri, që në fillim nuk është konfirmuar. Por grupi i hetimit i drejtuar nga Prokurori ka gjetur në vendngjarje një armë zjarri dhe ka konfirmuar se efektivët janë përballur me një person të armatosur.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivi me inicialet N.H ka qëlluar dhe ka plagosur të riun. Ai është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, efektivi ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë dhe po merret në pyetje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

I riu nuk është një person i panjohur për Policinë pasi ka qenë i dënuar më parë për  dy vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Ambasada e SHBA-ve jep mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë

Para

Pasi të kaloni Co.vid-in mos mendoni se ia hodhët, mjeku turk tregon se çfarë duhet të bëni

Para
Pasi të kaloni Co.vid-in mos mendoni se ia hodhët, mjeku turk tregon se çfarë duhet të bëni

Pasi të kaloni Co.vid-in mos mendoni se ia hodhët, mjeku turk tregon se çfarë duhet të bëni

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

nga Fast News
08:30 | 11/04/2026
0

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

nga Fast News
08:00 | 11/04/2026
0

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

nga Fast News
21:46 | 10/04/2026
0

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

nga Fast News
21:30 | 10/04/2026
0

Recent News

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

08:30 | 11/04/2026
Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

08:00 | 11/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora