Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nuk e duan punën/ Njihuni me qytetet në Shqipëri ku burrat dhe gratë janë më “dembelë”

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Nuk e duan punën/ Njihuni me qytetet në Shqipëri ku burrat dhe gratë janë më “dembelë”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në fund të tremujorit të tretë në vend kishte 943 mijë persona të konsideruar inaktivë, të cilët janë mbi 15 vjeç dhe të aftë për punë, por që kanë zgjedhur të mos punojnë, për arsye, si për shembull pamundësi për të punuar, mungesë motivimi dhe moskërkim për punë, ndjekje të shkollës, apo përkushtim pas familjes. Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat e INSTAT, i cili raporton ndër të tjera edhe treguesin e shkallës së inaktivitetit, që mat numrin e inaktivëve ndaj popullsisë në moshë pune.

Në rang kombëtar, shkalla e inaktivitetit në vend ishte 41.2% në fund të tremujorit të dytë. Më i lartë ky tregues është për ata që kanë arsim 8/9 vjeçar, me 50%, më pas me arsim të mesëm (37%), ndërsa është shumë më i ulët për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë, ku vetëm 24% e tyre kanë zgjedhur të mos punojnë (shih grafikun: Shkalla e inaktivitetit sipas arsimit).

Sipas gjinisë, shkalla e aktivitetit te meshkujt është 34.2% për burrat dhe 48.1% për gratë, në fund të tremujorit të dytë 2020. Inaktiviteti te gratë është më i lartë në krahasim me burrat, pasi ato zgjedhin të mos punojnë në mënyrë që të kujdesen për familjen dhe fëmijët.

INSTAT raporton se sipas arsyeve të inaktivitetit, gratë mbesin jashtë forcës së punës kryesisht pasi janë duke përmbushur detyrat shtëpiake (18,0 %) ose sepse janë duke ndjekur shkollën(22,3 %). Ndërsa vetëm 1,0 % e burrave kanë si arsye të inaktivitetit të tyre përmbushjen e detyrave shtëpiake dhe 28,1 % e tyre janë studentë ose nxënës, sipas të dhënave që i referohen vitit 2019.

Por, a e dini se cilat janë qarqet, ku burrat dhe gratë janë më “dembelët”, pra që kanë zgjedhur të mos punojnë. Si për burrat ashtu dhe për gratë, qarku i Lezhes ka nivelin më të lartë të inaktivitetit, me përkatësisht 46.2 dhe 62.8%. Për gratë, qarku i dytë me nivelin më të lartë të inaktivitetit është Durrësi, me 54% të femrave mbi moshën 15 vjeç, që nuk duan të punojnë. Durrësi është një nga qarqet me nivelin më të lartë të emigrantëve, duke qenë një burim shtesë të ardhurash përmes dërgesave, që u jep femrave “luksin” të mos punojnë. Pas Durrësit renditet Dibra (53.1%), Tirana (50.4%), ndërsa për qarqet e tjera ky tregues është nën 50%.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për burrat, pas Lezhës për nivelin e lartë të inaktivitetit vjen Dibra (43.2%). Durrës ka nivel të lartë të mospjesmarrjes në punë është për meshkujt, duke u renditur i treti (38.2%), e ndjekur nga Tirana (34.4%).

Si për meshkujt ashtu dhe për femrat shkallën më të ulët të mosangazhimit në punë e ka Gjirokastra, përkatësisht 14 dhe 33%, e lidhur edhe me faktin se qarku i jugut ka një popullsi të plakur, për shkak të emigracionit të lartë në shtetin fqinj të Greqisë.

Revista Monitor

Pas

Si do jetë dita e fundit e vitit? Zbuloni surprizat e motit: Ja çfarë ndodh që në orët e para

Para

“Ka ardhur një kohë…” E ftuara bën veprimin në studio, Rudina Magjistari trembet: E përmbajmë veten

Para
“Ka ardhur një kohë…” E ftuara bën veprimin në studio, Rudina Magjistari trembet: E përmbajmë veten

“Ka ardhur një kohë…” E ftuara bën veprimin në studio, Rudina Magjistari trembet: E përmbajmë veten

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora