Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Maliqin, pasi dy vëllezër, përkatësisht Andrea dhe Martin Olldashi u gjetën të vrarë me armë zjarri në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”.
Gazetarja e Fax News bëri me dije se trupat e pajetë të dy vëllezërve janë gjetur në një kanal nga banorë të zonës mëngjesin e ditës së sotme.
Ende nuk dihet nëse trupat janë vrarë ditën e sotme, apo janë vrarë disa ditë më parë dhe janë hedhur aty. Sipas burimeve njëri nga viktimat është qëlluar me katër plumba në kokë./Faxweb