Pasditen e sotme është mbajtur mesha e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.
Ceremonia u drejtua nga imzot George Frendo.
Ky i fundit tha se edhe pse jemi në kohë pandemie, kësaj feste nuk i është shuar shkëlqimi.
“Krishtlindjes nuk i shuhet shkëlqimi as në këto ditë. Duhet të gjiihë bashkë të themi: Na shpëto o Zot Jezus. Të lutemi për ata që ndiihen të vetmuar.
O ati i Shenjtë, në këtë natë Krishtlindje, bëj që të ndriçohemi nga mesazhi i jetës”, tha ndër të tjera imzot Frendo.