Një ndryshim emocional do filloj nga sot nën ndikimin e Afërdites në Shigjetar deri në datë 8 Janar të 2021.
Dukë lënë pas Aferditën në Akrep nën një trysni të madhe psikologjike dhe negativiteti emocional dhe fiksim me historitë që na kanë lodhur në planin erotik, tashmë do ta lëmë pas prapaskenën dhe do dalim në dritë. Ndjenjat tashmë do kenë nota optimiste. Mbeshtetje të rendesishme do marrim nga futja e Saturnit dhe Jupiterit në Ujor që bashkë me Afërditën në Shigjetar mund të garantojnë një mbyllje me filozofi optimiste të këtij viti të veshtirë. Nuk e di ku do t’i gjejmë horizontet e reja por e di qe do ti kërkojmë dhe kush kërkon gjen, shprehet Meri.
Dashi
Nje dite e vecante hapet sot per te planifikuar te ardhmen apo nje udhetim jashte vendit apo nje lidhje me dike qe jeton larg dhe ka ardhur momenti t’i jepni shanse
Demi
Nje bashkepunim i fshehte do rezultojë i suksesshem dhe do dali ne drite bashke me nje projekt pune qe do ju ndihmojë te zini nje pozicion ne karriere. Ne jeten personale nje lidhje e fshehte deklarohet dhe surprizon dynjane
Binjaket
Gjithe sharmin dhe aftesite e mira i marrin tashme te tjeret qe mund te jene bashkepuntorë apo partnerët tuaj. Ju del per detyre tu afroheni dhe te bashkepunoni. Nje lidhje erotike finalizohet me sukses
Gaforrja
Jeta juaj do behet pak me e bukur pasi do shpetoni gradualisht nga goditjet ballore apo antagonizmi. Thjesht do terhiqni ne marreveshje te fshehta dhe lidhje te fshehta
Luani
Hapet nje periudhe e bukur ne jeten tuaj personale. Erotizëm dhe deshire per te kaluar bukur dhe me njerez te dashur. Mund te shpallni nje fejese, martese apo bashkepunim te ri
Virgjeresha
Perpiquni te merreni me angazhimet familjare apo me ndonje biznes familjar. Kjo do jete rruga e duhur per te patur fitime dhe stabilitet ne pune
Peshorja
Nga sot fillojne ditet me optimiste dhe te hapura ne levizje, mundesi dhe takime e dalje. Gjerat qe doni do behen me te qendrueshme ne jeten tuaj
Akrepi
Nje cast me i kendshem ekonomik hapet para jush sidmos tani me kete rritje te optimizmit tuaj edhe per ndonje udhetim e kontakt me jashte vendit. Mund te enderroni per nje shtepi apo prone, partner apo femije
Shigjetari
Aferdita ne shenjen tuaj do ju jap sharm dhe aftesi komunikimi. Cdo plan i juaji do merret me seriozisht dhe do takoni njerëzit e duhur. Do shpallni nje lidhje erotike si serioze apo lidhje te qendrueshme
Bricjapi
Nga sot optimizmin do ta mbani brenda jush duke u marre me jeten personale intime apo me ceshtjet ekonomike qe te ndjeheni me te sigurt
Ujori
Aferdita ne Shigjetar se bashku me ndikimin e planeteve ne Ujor qe do futen nga neser fillon dhe ju ve programin me te mire te jetes suaj ne veprim. Futeni ne listen e cdo kujt te interesuar dhe te rendesishem per ju
Peshqit
Interes te vecante ze puna dhe komunikimi me njerez te rendesishem qe duan tu sherbeni me besnikeri. Nje lidhje e fshehte me dike te madh ne moshë do fillojë te funksionojë mire per ju.