• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“E drejta e djalit tim do dalë” Me foton e të birit mbi kokë, flet babai i Xhulio Prelës: Ishte përplasur me të afërmit e një deputeti

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“E drejta e djalit tim do dalë” Me foton e të birit mbi kokë, flet babai i Xhulio Prelës: Ishte përplasur me të afërmit e një deputeti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Martin Prela mban në trup xhupin e Xhulios dhe i ulur përkrah fotografisë së tij ku i riu krenohej me uniformën e policit, i ati pret ngushëllime për vrasjen e të birit.

Policët e thjeshtë dhe pedagogët e akademisë ku Xhulio synonte t’i ngjitej në supe grada e nënkomisarit ia shtrënguan dorën, por eprorët nuk e shkelën derën e hapur për mort. Se kush ishte 26 vjeçari Xhulio Prela dhe sa e donte ai policinë, Martin Prela përsërit se do të jetojë ai për ta rrëfyer.

“ Nuk e pranonte të padrejtën , ja merrte mendja që ishte e drejtë dhe nuk tërhiqej, jo thoshte kjo është e drejta dhe njerëzit nuk duhet të tërhiqen nga e drejta. Po të jap një shembull , nuk e niste makinën pa vënë unë rripin, me thoshte babi duhet të bëhet edukatë është për ty për jetën tënde jo për policin”, tha babai.

Në ditën e 18 të vrasjes së të birit, Martin Prela përmend problemet me të cilat haset polici i thjeshtë duke kujtuar se si Xhulio Prela u lëviz nga komisariati i Lezhës dhe u emërua në Shkodër pas konflikteve me personazhe të lidhur me politikën .

“ E nxirrnin në detyrë dhe e shisnin eprorët, policin e shesin. Ai vetëm thoshte ka probleme në Lezhë , nuk na mbrojnë, ne ndeshemi me njerëzit kur kërkojnë rregulla ata pas pak kohe dalin na bëjnë karshillëk. Vetëm ai thoshte nga këto, njerëzit që janë të pushtetshëm, ato që sillen rreth tyre i bënin këto. Ai mua më ka thënë këtë, ka qenë një makinë e cila parkohej gabim e cila mesa dukej këta nuk kishin informacion se e përdorte deputeti, se cili deputet nuk e di dhe personi që e përdorte makinën në dobi të atij deputetin e bllokonte makinën tërë kohën. Gjatë shërbimit i tërhoqëm vëmendjen dy tre herë , pastaj ishim të detyruar i vumë fletën e gjobës. Pastaj me sa di unë ka ndërhyrë një gazetar, a në atë rast apo në një tjetër ka ndërhyrë një gazetar, ka vënë dorë, a e ka goditur apo çfarë nuk e di por mbaj mend që djali ka ardhur i mavijosur. Mund të ketë qenë në komisariat ndërhyrja e deputetit por aty për aty jo, nuk e di i cilës force politike është deputeti”, thotë ai.

Teksa hetuesit këmbëngulin se polici Xhulio u vra për motive të dobëta pas një mos marrëveshjeje për dritat, Martini ka dyshimet e tij”

“Ma merr mendja se nëqoftëse ka zot në qiell dhe nata e shenjtë e asaj nate e Shën Kollit do ta nxjerrë në dritë jetën e djalit tim , sado ta mundohen ta mbulojnë do dalë e vërteta, ditën që do zbardhet do jetë më e rëndë. Kushdo, nëse dikush është paguar , kushdo që e ka bërë, të dyja palët para meje do të jenë njëlloj, asnjëra më e lehtë, të dimë a ju patëm borxh apo na mbetën borxh”.

Për vrasjen e policit të ri , është arrestuar një i ri që nuk e pranon krimin, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Top Channel

 

Pas

“Mik dhe bashkëpunëtor i shkëlqyer” I infektuar me virusin, ndahet nga jeta gazetari i TVSH

Para

Aksident i rëndë/ Adoleshenti pa patentë bën kërdinë, përplaset me një makinë tjetër (FOTO)

Para
Aksident i rëndë/ Adoleshenti pa patentë bën kërdinë, përplaset me një makinë tjetër (FOTO)

Aksident i rëndë/ Adoleshenti pa patentë bën kërdinë, përplaset me një makinë tjetër (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar