• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bashkia e Kukësit rrit taksat, Shoqata Shqiptare e Energjive të Rinovueshme: Në asnjë vend të botës nuk ndodh në kohë pandemie

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
Bashkia e Kukësit rrit taksat, Shoqata Shqiptare e Energjive të Rinovueshme: Në asnjë vend të botës nuk ndodh në kohë pandemie
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e taksave nga Bashkia e Kukësit në këtë periudhë pandemie ka shkaktuar reagimin e Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme (AREA). Ajo shpreh shqetësimin e thellë për vendimin e Këshillit Bashkiak të Kukësit, që rrit në mënyrë arbitrare dhe të pajustifikueshme taksat dhe tarifat vendore, duke rënduar situatën e tyre financiare, pa u ofruar asnjë shërbim atyre.

“Vendosja e taksave shtesë absurde si ato për linjat elektrike ajrore, apo për tubacionet të vendosura nëntokë, tregojnë qartazi frymën anti-biznes dhe godasin, në një kohë të vështirë për të gjitha sipërmarrjet që po vuajnë në çdo drejtim pasojat e pandemisë, një prej sektorëve kyç të ekonomisë në vend, siç janë prodhuesit e energjisë”, theksohet në njoftimin për shtyp të Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme.

AREA është e befasuar nga shpërfillja që u është bërë nga Bashkia e Kukësit shqetësimeve të prodhuesve të energjisë së rinovueshme që operojnë në territorin e kësaj bashkie, të cilët janë gjithashtu taksapaguesit më të mëdhenj të Bashkisë së Kukësit për vite me radhë.

Ky vendim vjen në një kohë kur AREA është në proces gjyqësor me Këshillin Bashkiak të Kukësit, i cili i vendosi për herë të parë, 1 vit më parë, një tjetër tarifë këtij sektori, atë për “mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit”,  nga e cila nuk përfiton asnjë nga prodhuesit e energjisë.

Bashkia e Kukësit dhe Këshilli Bashkiak nuk kanë reaguar deri tani për asnjë nga shqetësimet e paraqitura nga AREA dhe as ndaj kërkesave për konsultime, duke u sjellë jo si partnerë të sipërmarrjeve që kanë sjellë zhvillim e punësim me investimet prej miliona eurosh në territorin e saj, por duke i goditur ato në mënyrë të vazhdueshme dhe të paprecedent.

Në një shkresë dërguar Kryeministrit të vendit, Z. Edi Rama, AREA kishte kërkuar shtyrjen e vendimmarrjes për aplikimin e taksave të reja për shkak të pandemisë, teksa po për të njëjtin shkak edhe seancat gjyqësore për tarifën për “mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit” janë shtyrë.

“Në injorim total të situatës, ku në asnjë vend të botës nuk ka rritje të taksave për biznesin dhe qytetarët si pasojë e pandemisë, Këshilli Bashkiak i Kukësit bëhet i vetmi institucion vendimmarrës që rëndon biznesin dhe qytetarët në një kohë krize të paprecedent si kjo”, theksohet në njoftim.

AREA i kërkon Këshillit të Ministrave të ndërhyjë për ta zbrapsur këtë vendim që dëmton një prej sektorëve më vitalë të ekonomisë së vendit dhe fton Këshillin Bashkiak të Kukësit që të pranojë ftesat tona për konsultime, të cilat ne besojmë se do t’i ndihmojnë këshilltarët dhe drejtuesit e Bashkisë që të kuptojnë realisht ndikimin e vendimeve të tyre ndaj biznesit dhe ndaj qytetarëve.

Pas

Fluks emigrantësh për festat e fundvitit/ Ja sa shqiptarë kanë hyrë nga Greqia dhe Italia

Para

Aksident i rëndë brenda tunelit Tiranë-Elbasan, ka të vdekur

Para
Zjarr në një banesë në Tiranë/ Dalin detajet, ja cilat janë dyshimet e policisë

Aksident i rëndë brenda tunelit Tiranë-Elbasan, ka të vdekur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar