Pas dorëheqjes që dha nga posti mbrëmjen e sotme, ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar vendimin e tij për tu larguar nga instiucioni që drejtonte prej 2 vitesh, pas ekzekutimit të Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Lleshaj është pyetur nga drejtuesi i “Opinion” Blendi Fevziu nëse largimi i tij nga Ministria e Brendshme vjen si hakmarrje nga kryeministri Edi Rama pas përplasjeve të forta, ish-ministri tha se dorëheqja është akt human dhe jo i imponuar.
PJESE NGA BISEDA NE STUDIO:
Fevziu: Konflikti verbal me Ramën para disa kohësh? A ishte një hakmarrje ndaj jush për tu hequr qafe?
LLeshaj: Ju thashë që askush nuk më hoqi qafe, sepse unë nuk hiqem qafe lehtësisht.
Fevziu: A keni patur përplasje me Ramën?
Lleshaj: Nuk kam patur marredhënie të ngrohta me kryeministrin. Kam patur marredhënie korrekte dhe shumë profesionale.
Fevziu: A ishte dorëheqja juaj një zgjidhje për të mos shkuar drejt Ramës?
Lleshaj: Absolutisht që nuk është kështu, dhe nuk është ky qëllimi. Unë pata fatin e keq se çdo të thotë humbje e një fëmije dhe jam shumë i prekur nga ky fat.