Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Si e sajoi 3 herë vdekjen Koço Devole, kjo ishte shakaja e tij e fundit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Si e sajoi 3 herë vdekjen Koço Devole, kjo ishte shakaja e tij e fundit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shakaja e parë ishte para disa vitesh. Pasi iku në SHBA, pranë familjes, në fillim të pushimeve të verës, Koçoja po vononte të vinte për plazh në Sarandë. Filip Cakuli, njeriu që nuk e ndau nga vetja deri në fund të jetës, në përpjekje për ta “shantazhuar” të vinte, i dërgoi mesazh se njerëzit këtu në Tiranë kanë filluar flasin që ke vd.ekur. Madje Mero ka bërë gati dhe fjalimin për varreza.

Koçua u bë i gjallë pas dy ditësh.

Ma tregoni pak fjalimin që do mbanit për mua,- tha? -Po,- i thashë ja të shkoj të marr. Dhe u zhduka disa minuta për të sajuar një fjalim për të.

Filipi ja lexoi.

Koçua mori një pamje serioze dhe tha: Sa njeri pa fat që jam. Ja vlen të kisha vdekur sot.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Hera e dytë ishte vitin e kaluar kur “Fiks Fare” po mendonte një promo për çeljen e sezonit. Dhe Filipit i shkoi mendja tek skenari më m.akabër.

Duke vazhduar të tallej me vd.ekjen e Koços, inskenuan vde.kjen e tij, ku rolin e të vd.ekurit e luante vetë Koçua.

E futën në një ar.kivol të hapur dhe një prift po i lexonte fjalët e fundit. Ndërkohë dikush thotë:

-Fillon “Fiks Fare” më 8.30 dhe Koçua çohet nga ar.kivoli.

Shakaja e tretë ishte dy ditë para intubimit. Mitro Cela më çoi foton nga pavioni ku ishte shtruar dhe më shkruan: Koçua top. Mos u lodh të shkruash fjalimin thotë.

Por mjerisht Koçua dështoi në shakanë e fundit në jetë.

Një artist i madh i humorit si ai, duhet deomos të ikte pas një dështimi në humor. Eshtë e vetmja gjë që nuk e ka lejuar të ndodhë gjithë jetën.

Dështimi për të tallur vd.ekjen do të na ndodhë të gjithëve një një ditë. Problemi është: a do të kemi fuqi të tallemi me të deri në fund siç bëri Koçua.

Tallja e tij me vde.kjen në fakt ka nisur para këtyre tre shakave. Ka nisur kur ai filloi të shfaqej si aktor dhe regjisor i humorit shqiptar, si autor tekstesh dhe drejtues spektaklesh.

Për t’u tallur me vdekjen ai shumfishoi veten e tij, që vde.kja të mos dinte ku ta kapte. Një herë fshihej pas “Sillos”, një herë fshihej pas “milionerit” që vinte nga Amerika dhe u jepte valixhe me dollarë disa njerëzve derisa u vra.në me njëri tjetrin, një herë fshihej pas ish pronarit që kërkonte tokën dhe njerëzit talleshin me të, njëherë sfidonte Skënder Sallakun kur ai i thoshte “mos hyr aty o trim”, herë fshihej pas personazheve të skeçeve të Pëllumb Kullës, herë bëhej sekretar partie për të njoftuar popullin se “bukë nuk ka”, herë bëhej deputet dhe lutej ta hiqte populli, herë biznesmen i madh i grupit “2M”..!

Kjo ishte mënyra se si vde.kja mund të ngatërrohej me të dhe të mos e gjente dot kush ishte Koçua i vërtetë.

Për 50 e ca vjet, ai ka qenë ilegal, duke u fshehur gjithnjë pas një personazhi që vde.kja të mos e gjente.

Dhe s’ka për të gjetur.

Sot ajo mori njeriun që e ka shumfishuar veten në aq shumë personazhe të tjerë. Thjesht ja ka arritur qëllimit të mos e lejojë më Koçon të vazhdojë të fshihet pas personazeve të tjerë që prodhonte çdo ditë. Kaq kishte në dorë vd.ekja. Të tjerët, ata personazhe që ka prodhuar ai në skenë, s’ka çfarë u bën më vde.kja. Ata i mbron Koçua.

Pas

Mësuesit infektohen me virus, merret vendimi i papritur për shkollën

Para

Rovena Dilo denoncon Tom Doshin dhe Ndriçim Babasin: Të fortët e politikës më morën pasurinë, nuk do resht së luftuari për të!

Para
Rovena Dilo denoncon Tom Doshin dhe Ndriçim Babasin: Të fortët e politikës më morën pasurinë, nuk do resht së luftuari për të!

Rovena Dilo denoncon Tom Doshin dhe Ndriçim Babasin: Të fortët e politikës më morën pasurinë, nuk do resht së luftuari për të!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora