• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Bota

Si do ta detyrojë Joe Biden Serbinë të njohë Kosovën, vjen deklarata e bujshme

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Si do ta detyrojë Joe Biden Serbinë të njohë Kosovën, vjen deklarata e bujshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Me largimin e administratës Trump nga Shtëpia e Bardhë pritet të ndryshojë edhe qasja e Uashingtonit ndaj Ballkanit në tërësi dhe çështjes së Kosovës në veçanti. Profesori i Universitetit të Cambridge Timothy Less në një analizë të gjatë mbi rajonin tonë thotë se Serbia mund ta njohë Kosovën si shtet të pavarur pa qenë nevoja për shkëmbim territoresh. Sipas tij Bajden mund t’i japë Serbisë rol udhëheqës në Ballkan duke çuar në krijimin e një EU-Jogosllavie që do të mbajë larg rajonit tonë palët e treta si Rusinë, Kinën apo Turqinë.

“Serbia është angazhuar gjithashtu në një manovër të zgjuar diplomatike që e ka lejuar atë të përdorë mbështetjen e fuqive të tjera jo-Perëndimore që duan një prani në Ballkan, si Rusia që kërkon të mbrojë veten nga ekspansionizmi perëndimor, Kina për arsye ekonomike, Turqia si pjesë e përpjekjes së saj për statusin e fuqisë së madhe. Kjo gjë ka fuqizuar pozicionin e Serbisë në raport me SHBA-të, pasi Beogradi mund të përcaktojë në të njëjtën kohë sa ndikim do të kenë këto fuqi në Ballkan dhe të bazohet në ndikimin e tyre për të nxitur zgjidhje me avantazh në raport me çështjen e Kosovës”, thuhet në analizën e publikuar në “Open Democracy”.

“Nëse Presidenti Bajden dëshiron t’i qëndrojë besnik objektivit të kahershëm amerikan për krijimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme në Ballkan, që lejon zhvillimin e brendshëm dhe integrimin e jashtëm me Perëndimin, dhe ndërkaq nuk është më një problem që SHBA-të duhet t’i japin zgjidhje, ai duhet të punojë brenda parametrave të këtij realiteti të ri, jo ai që ekzistonte 4 vjet më parë dhe aq më pak realiteti që ekzistonte në vitet 1990 kur Bajden formësoi pikëpamjet e tij rreth Ballkanit. Mbështetja e shtetit kryesor të rajonit nuk plotëson vetëm kushtin minimal për qëndrueshmërinë ekonomike. Ky projekt që i jep Serbisë një pozicion drejtues në Ballkan mund të jetë i mjaftueshëm për të bindur Beogradin të njohë pavarësinë e Kosovës pa këmbëngulur në ndarjen e saj – dhe të zvogëlojë marrëdhëniet e saj me Rusinë, Turqinë dhe Kinën, vijon analiza.

Timothy Less shkruan në fund të artikullit se bast i tij është se Bajden do të nxisë një entitet të ri multietnik në Ballkan, të lidhur ngushtë me BE-në, pjesë e së cilës do të jenë 6 shtete të Ballkanit Perëndimor dhe selia do të jetë në Beograd. “Kjo nuk do të jetë saktësisht një Jugosllavi e re, e cila ishte një produkt i kohës së saj; por faktet në terren do ta detyrojnë Bajden të kthehet në logjikën e së kaluarës së afërt dhe të shtyjë krijimin e mishërimit të EU-Jugosllavisë së re të shekullit të 21”.

Pas

Drejtori i zhvillimit të vaksinave nxjerr blof ministren Manastirliu

Para

E gjithë bota e kujtoi si një multimilioner, por sa është pasuria qesharake e Maradonës në vlerën neto

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar