Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Shihja ëndrra sikur i gjeja” Rrëfimi i rrallë i Aida Shtinos: Ja historitë e njerëzve të humbur që më tronditën më shumë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Shihja ëndrra sikur i gjeja” Rrëfimi i rrallë i Aida Shtinos: Ja historitë e njerëzve të humbur që më tronditën më shumë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prej vitesh tashmë moderatorja e dikurshme e programit “Njerëz të humbur” Aida Shtino, i mungon ekranit dhe teleshikuesve..

Por së fundmi ajo ka bërë një rrëfim për mediat, duke treguar se ajo kohë i mungon shumë, pasi përfshihej në ngjarje aq fort sa i dilte në ëndërr sikur gjente njerëz.

“Më mungojnë dhe është një pjesë e jetës time që nuk do ta harroj kurrë dhe i përket asaj pjese të profesionit tim ku kam dhënë shpirtin dhe gjithë pasionin tim për punën dhe e kam bërë me dëshirë. Ka shumë dosje që janë të pagjetura dhe nëse do më jepet mundësia, pse jo, mund të bëja paralelisht të dyja emisionet. Sa më shumë të kërkohet rreth një qenie njerëzore dhe të gjendet se ku ndodhet, aq më mirë është.

Kur kam pasur emisionin, shikoja gjithë kohës ëndrra sikur i gjeja, sikur i kërkoja. Besoj se do të vijë një kohë që do ti shkruaj të gjitha ato përjetime, kam filluar, jam në përfundime të disa librave”, deklaroi Shtino.

Gjithashtu ajo kujton se i kanë mbetur peng dosjet e fëmijëve të humbur, pjesa më e madhe e së cilave ende nuk janë zbuluar as sot.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Kam qarë, pothuajse për çdo emision kam qarë pavarësisht se publiku nuk më shikonte se regjia e lëvizte kamerën se unë duhet të isha e fortë, por ishte e pamundur të mos përfshihesha. Jam nënë vetë dhe e di shumë mirë një moment kur nuk përgjigjet fëmija. Kam shumë pengje sepse nëse do vazhdonte ai emision, ndoshta atyre njerëzve do tu jepej mundësia që të gjendeshin. Pengje kam përsa i përket dosjes së fëmijëve të humbur që janë të shumta dhe këtë e them me keqardhje dhe fatkeqësisht nuk janë të gjetur.

Akoma më shkruajnë mesazhe kur do rikthehesh sepse ndoshta emisioni ka qenë e vetmja dritare për këta dhe këtu doja ti bëja një thirrje dhe organeve të policisë apo ministrisë së brendshme, duhet të hapin një zyrë që të jetë për kërkimin e njerëzve të zhdukur sepse Shqipëria ka shumë. Kam pasur mbi 4 mijë dosje njerëzish të humbur. Shumica kanë qenë të ikur në emigracion”, tha Shtino.

Sa i përket historive që e kanë goditur më shumë dhe mund ta kenë lënë disa netë pa gjumë, përmend: “Bleona Matën, Juliana Hoxhën. Ka qenë historia e Altin Zekës për të cilin kemi kërkuar shumë, kemi zbuluar të gjithë itinerarin se ku mund të kishte qenë dhe të gjitha informacionet na çonin në Londër, shpesh herë mendonim se ishim afër tij, por zbrazej komplet gjithë piramida që ngrihej”, tha ajo për Fax News.

Pas

“Masat nuk po respektohen” Brataj bën paralajmërimin e fortë: Kujdes! Virusi nuk ka kthim mbrapa

Para

“O Zot vër dorë” Gazetari bën deklaratën tronditëse: Si u zhdukën 8 shqiptarë brenda 9 muajve

Para
“O Zot vër dorë” Gazetari bën deklaratën tronditëse: Si u zhdukën 8 shqiptarë brenda 9 muajve

“O Zot vër dorë” Gazetari bën deklaratën tronditëse: Si u zhdukën 8 shqiptarë brenda 9 muajve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora