• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Shenjat që tregojnë se jeni mbipeshë dhe kujdesi që duhet të tregoni

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Shenjat që tregojnë se jeni mbipeshë dhe kujdesi që duhet të tregoni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Me gjithë informacionet dhe këshillat që mjekët dhe dietologët japin çdo ditë mbipesha është ende një problem serioz.

Miliona persona në botë janë të prekur nga obeziteti apo mbipesha dhe vetëm një numër i vogël i tyre janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 340,000 shqiptarë vuajnë nga obeziteti.

Kjo shifër mbulon 17,6% të popullsisë dhe ka ardhur duke u rritur ndër vite, megjithëse fushatat ndërgjegjësuese janë të shumta.

Pesha është një raport individual me trupin tek çdo njeri, ndaj edhe vlerësimi i saj duhet të bëhet individualisht.

Një studim i bërë në Britani në vitin 2012 tregoi se vetëm 10% ose më pak e personave mbipeshë ishin të ndërgjegjëshëm për këtë.

Nisur nga kjo, AgroWeb.org ju tregon se si të kuptoni më mirë shenjat që trupi po jep në lidhje me mbipeshën.

Gerhitja

Nëse personat afër jush ankohen gjithnjë për gërhitjen e vazhdueshme gjatë natës atëhere kjo është një shenjë paralajmëruese e problemit.

Mjekët thonë se në shumë raste gerhitja mund të provokohet nga mbipesha pasi trupi ka aftësi të akumulojë dhjam rreth qafës.

Në këtë mënyrë rrugët e frymëmarrjes ngushtohen duke shkaktuar mungesë të saj herë pas here.

Kjo gjë provokon edhe gërhitjen e vazhdueshme.

Djegiet në krahahror

Ndryshimet e shpeshta të peshës, sidomos shtimi i kilogramëve çon në zhvillimin e sëmundjeve si acidi refluks.

Më shumë se një e treta e personave obezë apo atyre mbipeshë vuajnë nga sëmundje të stomakut si gatriti apo ulçera.

Simptoma të tjera janë shije të hidhura në gojë, marrje mendësh apo dhimbje të zonës së barkut.

Dhimbja e kockave

Obeziteti dhe mbipesha në shumë raste çojnë në sëmundje degjeneruese siç është osteoartriti që është edhe lloji më i përhapur i artriti.

Dhimbja e kyçeve të këmbëve apo gjunjëve vjen si pasojë e peshës së madhe që trupit i duhet të mbajë.

Ky presion i vazhdueshëm mund të çojë në dhimbje mesi, këmbësh, kyçesh dhe kriza të cilat e bëjnë lëvizjen normale të vështirë.

Lodhja e vazhdueshme

Pesha e shtuar ushtron vazhdimisht presion mbi gjymtyrët tuaja , por edhe brenda në organe.

Ndaj nëse ndjeni vështrësi në frymëmarrje kur lidhni këpucët, pastroni shtëpinë apo kur kryeni aktivitete të përditëshme keni probleme të mbipeshës.

Sipas ekspertëve personat që shtojnë shumë kilogramë gjatë jetës së tyre kanë më shumë shance të zhvillojnë edhe sëmundje azmatike.

Kjo e bën të vështirë frymëmarrjen dhe kryerjen e proçeseve të përditëshme.

Si ta kontrolloni

Një nga mënyrat më të mira është të peshoheni në një farmaci, apo të masni vetë diametrin e belit tuaj.

Mesatarisht sipas mjekëve beli tek femrat nuk duhet të jetë më shumë se 88 cm.

Ndërsa tek meshkujt rekomandohet jo më shumë se 101 cm.

Nëse shikoni që metri juaj tregon shifra mbi ato të lart përmendurat atëhere ju vuani nga mbipesha.

Masat që mund të merrni fillojnë drejtpërdrejtë nga dieta juaj e përditëshme dhe aktiviteti fizik.

Kujdesuni të qëndroni sa më larg brumërave apo ushqimeve shumë kalorike si sheqeri dhe konsumoni më shumë perime.

Gjithashtu sigurohuni të bëni sa më shumë aktivitet fizik apo ecje të gjata në natyrë.

Kërcënimet për shëndetin

Mbipesha është një gjendje që mund të zhvillojë një sërë sëmundjesh të rrezikshme për organizmin.

Kilogramët e tepërt mund të çojnë në sëmundje si diabeti, obeziteti, problemet me zemrës e shumë të tjera që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj./AgroWeb.org

Pas

“Lajm tronditës dhe shokues” Ilir Meta humb njeriun e afërt: Nuk u dorëzua, i doli për zot familjes

Para

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga virusi: Mos e ça kokën fare

Para
“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga virusi: Mos e ça kokën fare

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep 'recetën' Manushit që u prek nga virusi: Mos e ça kokën fare

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar