Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me studentët.
Në fokus të bisedës ishte dhe roli i tij në politikën aktive të vendit.
Sipas Kreut të Shtetit presidenca ishte i vetmi institucion që pengonte të gjitha planet që demokracia në Shqipëri të binte në një ‘Black out’ total, pra të mos kishte asnjë institucion që ka një mendim të pavarur nga qeveria.
Meta shtoi se kryeministrit Edi Rama do ti vinte “10 me yll” për metodat e tij për të manipuluar ndërkombëtarët dhe për tu përpjekur që tu tregojë atyre se në vendin tonë po ecin para Reformat për të çelur negociatat.
Si do të mbaheni mend si president?
Meta: Unë këtë gjë nuk mund ta them ende pasi ende jemi në krye të detyrës. Por një gjë mund të them me sinqeritetin më të madh pas largimit të opozitës nga parlamenti, një veprim shumë i gabuar dhe mosfutjes në zgjedhjet vendore dhe mosmbështetjes qartë nga ana e opozitës për dekretin e presidentit për zgjedhjet vendore me 10 tetor. Pas përpjekjeve sistematike të kryeministrit për kapjen totale të GJK, duhet të kemi parasysh se presidenti ishte i vetmi institucion që pengonte të gjitha planet që demokracia në Shqipëri të binte në një ‘Black aut’ total. Pra të mos kishte asnjë institucion që ka një mendim të pavarur nga qeveria dhe që këtë mendim e thotë e bën publik dh këtë qëndrim e thotë e bën publik ua çon qytetarëve të Republikës, ua ço partnerëve ndërkombëtar dhe ata janë të detyruar të shohin sesi është situata e vërtetë në Shqipëri.
Nëse do ti vija notën 10 me yll kryeministrit tonë në Shqipëri dhe që ka arritur atë gjë që nuk e ka arritur askush më parë për të manipuluar dhe kompromentuar me një metodë të jashtëzakonshme ndërkombëtarët. Përpiqet që të paraqesë situatën në Shqipëri sikur këtu po bëheshin çudirat me reformat që nëse do të ishte ecur siç duhet me Reformat Shqipëria do ti kishte çelur me kohë negociatat me BE. Qeveria ka dalë nga kontrolli i popullit, përpiqet ta intimidojë e frikësojë popullin. Ky nuk është tipari i një vendi demokratik. Ne as pas 2025 nuk i çelim dot negociatat”.