• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Pse zgjedhja e Joe Biden si president mund të jetë shpresë për Bashkimin Europian

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Pse zgjedhja e Joe Biden si president mund të jetë shpresë për Bashkimin Europian
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Me fitoren e Bidenit, BE mund të ketë shpresa të reja. Edhe nëse jo të gjitha problemet transatlantike do të shpërbëhen në ajër, rezultatet e zgjedhjeve janë ngjarja më e gëzueshme e demokracisë e vitit.

Sa keq që Ursula von der Leyen nuk hap shishet e shampanjës. Presidentja e Komisionit të BE i ka të gjitha arsyet për ta tundur duke festuar këtë fundjavë. Paraardhësi i saj, njohësi i Donald Trumpit, Jean-Claude Juncker, me siguri do të kishte ardhur. Sepse fitorja në zgjedhje e Joe Bidenit dhe fundi i afërt i epokës shokuese Trump është ngjarja më e gëzueshme demokratike dhe më miqësore ndaj Evropës këtë vit.

Sigurisht, Bideni nuk është çlirues i BE që papritmas i mbulon të gjitha etiketat “America First” me etikat “Europe First”. Sigurisht, edhe Bideni do të tregohet alergjik, po të vazhdojë të rritet teprica e BE në tregtinë transatlantike. Dhe sigurisht që Bideni nuk do ta përgëzojë papritmas Angela Merkel për gazsjellësin “Nordstream 2” të Detit Baltik, përmes të cilit në Gjermani do të vijë edhe më shumë gaz rus.

Vetëm një BE i fortë i hyn në punë SHBA

Sigurisht, edhe Joe Bideni do t’i kujtojë BE se mbrojtja e tij kushton shumë. Mbi të gjitha, objektivi i kontributit prej dy përqind për NATO-n vjen nga koha kur Bideni ishte Zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara nën Barack Obaman. Edhe kopjet e Trumpit në BE, si Viktor Orbani në Hungari, nuk bëhen papritmas demokratë të kulluar vetëm sepse modelit të tyre i duhet të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern



USA Wilmington | Rede Joe Biden und Kamala Harris nach dem Wahlsieg (Angela Weiss/AFP/Getty Images)

Të gjitha këto kufizime të supozuara nuk ndryshojnë gjë në faktin që pas katër vitesh me kundërshtarin e BE-së, luftëtarin e tregtisë dhe propagandistin e Brexit-it Trump, Bideni është një fener shprese për Bashkimin Evropian. Presidenti i ardhshëm i SHBA e di se vetëm një BE i fortë mund t’u hyjë në punë Shteteve të Bashkuara – për shembull kur bëhet fjalë për të luftuar ndryshimin e klimës dhe për të siguruar që prodhimi industrial neutral ndaj klimës të mos mbetet një ëndërr e përjetshme.

Johnsoni tani është beqar në Brexit

Joe Bideni e di se vetëm së bashku me një Bashkim të fortë Evropian dhe me një treg të fortë të brendshëm të BE mund të parandalojë që diktatura e mbikqyrjes e teknologjisë së lartë e Kinës të zëvendësojë standardet industriale në të gjithë botën, duke përcaktuar tonin dhe duke minuar sistematikisht organizatat ndërkombëtare.

Madje edhe finalja e negociatave të BE për epokën pas Brexitit me Boris Johnsonin do të marrë një theks të ri për shkak të zgjedhjeve në SHBA. Dyshja e pandashme e Brexitit Johnson/Trump nuk ekziston më. Johnsoni tani është beqar në Brexit pa asnjë perspektivë të një partneriteti transatlantik. Fantazitë e tij në lidhje me një marrëveshje çliruese të tregtisë së lirë me SHBA kanë dështuar. Bideni, me afërsinë e tij me Irlandën, është kundërshtar më i vështirë i Johnsonit sesa Emmanuel Macroni, Angela Merkeli dhe von der Leyen-i.

Presidentja e Komisionit të BE mund të hapte pra shishet e shampanjës. Për fat të keq, von der Leyen-i i lejon vetes vetëm ujë mineral.

Deutsche Welle

Pas

E rëndë/ Përleshje me thika në periferi të Tiranës, plagoset 20-vjeçari (EMRI)

Para

E tmerrshme/ Gazetarja po raportonte ‘live’ nga Infektivi, shokohet nga ajo që dëgjon (VIDEO)

Para
E tmerrshme/ Gazetarja po raportonte ‘live’ nga Infektivi, shokohet nga ajo që dëgjon (VIDEO)

E tmerrshme/ Gazetarja po raportonte ‘live’ nga Infektivi, shokohet nga ajo që dëgjon (VIDEO)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

nga Fast News
10:00 | 24/12/2025
0

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

nga Fast News
09:00 | 24/12/2025
0

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

nga Fast News
08:30 | 24/12/2025
0

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

nga Fast News
08:00 | 24/12/2025
0

Recent News

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

10:00 | 24/12/2025
A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

09:00 | 24/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar