• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Nuk ka vende” Mjeku i Urgjencës ngre alarmin: Po mbaj pacientin me oksigjen në ambulancë para spitalit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Nuk ka vende” Mjeku i Urgjencës ngre alarmin: Po mbaj pacientin me oksigjen në ambulancë para spitalit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Mjeku i Urgjencës Kombëtare Ilir Allkja ka bërë një thirrje të fortë së fundmi, drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ai thekson se duhet shtuar stafi mjekësor, sidomos atyre respiratorë.

Duke treguar shembullin e vetë për atë që i ka ndodhur, Allkja tregon se ka mbajtur me orë të tëra një pacient në gjendje kritike për jetën në ambulancë, për shkak se në spitale nuk ka më vende për rastet e rënda, Allkja bën thirrje që të nisë në mënyrë urgjente trajtimi i mjekëve, pasi hapja e spitaleve pa stafe të kualifikuara është një investim i kot.

REAGIMI I PLOTE I ALLKJAS

Të nderuar Zonja e Zotërinj ekspertë të Komitetit! Tashmë COVID-19 është një realitet i zi, që ka shkelur pothuaj në çdo familje shqiptare, diku me dhimbje, diku me tragjedi .

Në mbarë botën që nga 31 dhjetori 2019 deri më 05 nëntor 2020, janë prekur 48 171 563 njerëz nga COVID-19. Në vendin tonë janë prekur zyrtarisht 22,721 njerëz, prej të cilëve janë shëruar 11,696 dhe kanë vdekur 543 të tjerë. Këta shifra fatkeqesisht nesër do të jenë më të larta…

Unë si mjek i vijës së parë kam një lutje ndaj Jush, dhe këtë po e shkruaj nga bordi i një ambulance , në pritje, para njërit prej spitaleve Covid të Tiranës për të hospitalizuar një të sëmurë me parametra kritikë për jetën.

Vend vakant për ta hospitalizuar nuk ka , dhe unë me ekipin tim po i kalojmë orët e natës duke ndërruar bombolat e oksigjenit, në mënyrë që ta mbajmë gjallë para spitalit të sëmurin .

Në oborrin e spitalit ka edhe disa ambulanca të tjera , nga Tirana por edhe nga rrethet, dhe ata presin me shpresë se mos del dikush i shëruar ose i vdêkur për të hospitalizuar pacientin që mban në bord !

Pandemia e COVID-19 gjunjëzoi edhe vende të pasura e me spitale moderne, e jo më një vend të varfër e me spitale të rrënuara e me mungesa në mjete e në stafe si Shqipëria, por unë nuk dua të diskutoj këtë me ju .

Lutja ime para 7 muajsh për ministren shkoi në vesh të shurdhër, e unë në fakt nuk prisja tê mê përfillte ministrja e shëndetësisë, pasi qasjen e saj ndaj mjekëve e kam kuptuar prej kohësh !

Ajo nuk është si ne ! Ju jeni si ne ! Ju jeni mjekë! Ju e dini më mirë se sa unë, që COVID-19 është virus respirator dhe shkakton infeksion pulmonar. Infeksioni pulmonar shkakton ARDS, sindromi i insufiçiencës respiratore acute. Në ARDS i sëmuri është i pamundur të marrë frymë vetë, dhe trajtohet vetëm në njësitë e kujdesit intensiv me frymëmarrje të drejtuar.

Ne edhe respiratorët , ashtu si gjithë bota, i kemi të kufizuar në numër, por le të jemi optmistë që mund të kemi pa limit të tillë!

Siç e dimë mirë, në Shqipëri (por jo vetëm) nuk kemi mjaft mjekë e infermierë reanimatorë për të trajtuar një fluks të rritur të pacientëve, si në ditët e sotme.

Prandaj, nevoja urgjente kalon tek personeli mjekësor shtesë që ka specializim apo trajnim.

Ju e dini mirë që vende si Franca, Gjermania, Belgjika, Italia kanë nisur që në muajin mars 2020 kualifikimin, trajnimin e shumë mjekëve dhe infermierëve për kujdesin intensiv (intubimin, reanimimin dhe asistimin e të sëmurëve me ARDS) në mënyrë që të jenë gati për skenarë më të keqinj.

Ju e dini mirë, që nuk është vetëm Shqipëria por mbarë bota që ka nevojë për reanimatorë sot !

Shqipëria sot ka nevojë për mjekë të kualifikuar të kujdesit intensiv , dhe është e pafalshme që kemi mbetur përsëri me duart nga qielli (t’i lutemi Zotit).

Natyrisht, është e pamundur të kualifikohemi të gjithë për të qenë mjekë reanimatorë, sidomos në një kohë kaq të shkurtër, por një kurs trajnimi disa javë, për të qenë të aftë për kujdes intensiv në këtë kohë duhej të kishte filluar !

Cdo hotel mund të kthehet në spital nqs ka specialiste, të cilët ky shtet i ka detyruar të marrin rrugët e botës, por çdo spital është thjeshtë një ngrehinë pa to !

Spitalet covid 3 dhe 4 duhet te kthehen në qendra trajtimi për të sëmurët me COVID-19! Ju lutem, braktiseni propagandën e qeverisë këto momente të rënda për vendin, përqafoni interesin e pacientëve për të cilin jeni betuar si mjekë ! Me shpresë Ilir Allkja, mjek.

Pas

Ditë me diell apo shi? Zbuloni surprizat që sjell moti sot, ja çfarë na pret

Para

“Më pak gjumë…” Meta nuk i ndal mesazhet, presidenti e nis ditën te Liqeni Artificial (FOTO)

Para
“Më pak gjumë…” Meta nuk i ndal mesazhet, presidenti e nis ditën te Liqeni Artificial (FOTO)

“Më pak gjumë…” Meta nuk i ndal mesazhet, presidenti e nis ditën te Liqeni Artificial (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Recent News

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025
Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar