Një mësues në qytetin e Fierit ka humbur betejën me Covid-19 pasditen e vonë të së martës.
Gramoz Abedinaj, 60 vjeç mësohet se ka humbur jetën pas një beteje me Covid19 . Abedinaj ishte babai 2 vajzave.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur në mediat sociale miq, kolege, e familjarë të tij të cilët i kanë kushtuar mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale.
“Po qajne dhe guret e rruges per ty o Mozi! I rende lajmi i ikjes tende more Gramoz Abedinaj ,ishe nje mik dhe nje njeri qe sdo te harrojme kurre! Lamtumir Mozi .”- shkruan një prej miqve.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 8 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.