Para disa ditësh Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe më pas qeveria vendosën masa të reja kundër përhapjes së C.OVID19.
Njëra prej tyre ishte dhe ndalimi i grumbullimit të jo më shumë se 10 personave në ambiente të hapura dhe të mbyllura.
Madje kjo masë ka përfshirë dhe ndalimin e takimeve politike në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të ardhshëm.
Nga kjo masë e vendosur nuk kanë qenë të pakta rastet kur policia ka gjobitur administratorë lokalesh e restorantesh dhe qytetarë, pasi ishin pjesëmarrës në festa apo grumbullime mbi 10 persona.
Por duket se masa e propozuar nga Komiteti Teknik dhe e kthyer në një Akt Normativ nga Qeveria nuk ka vlerë kur bëhet fjalë për qendrat tregtare.
Pasditen e sotme në TEG ka patur një grumbullim njerëzish përtej rregullave.
Në foto duken më shumë se 10 persona, që nuk kanë distancë fizike mes tyr.
Ndoshta ky është një nga ato momentet që institucionet duhet të vepronin ose duhet të veprojnë, pasi nuk ka asnjë kuptim që çdo ditë Ministria e Shëndetësisë ti bëjë thirrje qytetarëve që të ruajnë distancimin fizik, të mbajnë higjenën personale, apo të mos grumbullohen.