• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Mos i thuaj askujt, po shkoj ta takoj” 33-vjeçarja në Tiranë i dha fund jetës, zbardhet rrëfimi tronditës i së motrës

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Policia aksion në Tiranë/ Bien në pranga 2 vëllezër, ja për çfarë akuzohen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Vetëvrasja e një 33-vjeçareje një javë më parë në Tiranë vijon të jetë e rrethuar nga misteri dhe dyshimet, nisur edhe nga fakti se u tentua të fshihej nga familjarët. Katër të afërm të viktimës u proceduan nga Policia për prishje të vendit të ngjarje dhe fshehje të armës së krimit.

Nga ana tjetër, nuk thuhet asgjë për pistoletën, me të cilën dyshohet se vrau vetën 33-vjeçarja nga Shkoza, Marsida Hysa. Policia dyshon se Marsida mund t’i ketë dhënë fund jetës për shkak të një njohjeje në rrjetet sociale e që më pas çdo gjë shkoi keq. Ky dyshim, deklaron zyrtarisht Policia për gazetën “Si”, përforcohet nga dëshmia e së motrës, e cila është vënë nën hetim, sepse pasi Marsida kishte qëlluar veten me armë, ajo fshehu pistoletën duke u përpjekur që ta deklaronte si një vdekje nga arresti kardiak. Por veprimet e njëpasnjëshme të oficerëve të hetimit të krimeve tregojnë se e reja, e cila ndiqte një kurs parukerie, u kthye e zhgënjyer në shtëpi pas takimit me djalin që kishte njohur në rrjetet sociale. Ajo nuk ia hapi askujt telefonin, madje as së motrës me inicialet Xh. L., e cila ishte e vetmja që e dinte sekretin e viktimës. Kur e ëma shkoi në dhomën e vajzës së vetëvrarë, e gjeti atë të shtrirë në krevat dhe pajetë. Menjëherë e moshuara njoftoi vajzën tjetër, e cila kishte dijeni për takimin e asaj dite që do të kryente Marsida. Kjo e fundit i kishte telefonuar dhe i kishte thënë: “Mos i thuaj askujt, po shkoj ta takoj…”

Rrëfimi i motrës nën hetim

Tashmë nën hetim nga Policia për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, XH. L. flet hapur me agjentët e Policisë, të cilët kanë mbajtur shënim çdo fjali të saj. Pyetja e parë ishte se “përse ajo e fshehu pistoletën me të cilën u vra e motra, si dhe gëzhojën e gjetur në dysheme”. Ka dyshime të forta se thyerja shpirtërore e Marsidës ka ndodhur nga zhgënjimi i shkaktuar pas takimit me një mashkull, të cilin ajo e kishte njohur dhe prej muajsh kishte komunikuar virtualisht në rrjetet sociale. XH. L. pohon se e motra kishte marrëdhënie shumë të mira me familjen. Kishte një jetë të rregullt, të programuar mes familjes dhe ndjekjes së kurseve private për estetikë. 33-vjeçarja e theu rutinën në datën 24 tetor, pasi ndihej e tërhequr nga një person, me të cilin komunikonte në rrjetet sociale. “Motra në orët e para të mëngjesit të datës 24 tetor u nis për në Gjirokastër, për të takuar një shok të sajin, me të cilin prej tre muajsh fliste nëpërmjet rrjeteve sociale. Ky person i kishte thënë, me sa kam dijeni, se qëndronte në Amerikë. Duke qenë se ky person kishte ardhur nga Amerika, Marsida shkoi për ta takuar, sepse kështu e kishin lënë përmes rrjeteve sociale. Unë nuk e di numrin e telefonit të këtij djali që do të takonte motra, por di që ishte prezantuar si T.B. Në orët e drekës të kësaj date bisedova me Marsidën dhe më tregoi se kishte takuar T. dhe se ishte ulur në një lokal dhe po pinte kafe me të. Më tregoi se për momentin T. ishte larguar për disa punë të tijat dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Në mbrëmje Marsida më mori në telefon dhe më tha: ‘Unë nuk do kthehem sonte në Tiranë. Mamit thuaji se do të shkoj te vajza e hallës’, sepse mami nuk kishte dijeni që Marsida kishte shkuar në Gjirokastër. Marsida ka fjetur në hotel në Gjirokastër, siç më tha vetë ajo. Më vonë Marsida më tha që nuk veproi mirë që udhëtoi drejt Gjirokastrës për të takuar atë djalin dhe nuk e zgjatëm më tej bisedën”.

Dita e ngjarjes

Sipas së motrës, të nesërmen (pikërisht ditën kur 33- vjeçarja u kthye në shtëpi dhe u vetëvra) të dyja motrat kanë biseduar sërish në telefon. “Më mori në telefon rreth orës 10 të mëngjesit, më tha që po udhëtonte për në Tiranë. Në orën 15:18 i shkrova: ‘Ku je, a ke mbërritur?’, por ajo nuk më ktheu përgjigje. Në orën 17:00 së bashku me time bijë shkova në supermarket për të bërë pazar. Më merr mami në telefon. Ajo bërtiste dhe qante dhe thoshte: ‘Çfarë i ke bërë vetes, moj mam?’. Duke qenë se mami nuk më tregoi asgjë se çfarë kishte ndodhur, u nisa për në shtëpi”, ka treguar motra e viktimës. Kur Xh. L. ka mbërritur në banesën e prindërve, sipas Policisë, ajo ka konstatuar njerëz të shqetësuar aty. Ka hyrë në dhomën e së motrës. “Në dhomën ku Marsida fle konstatova se ajo ishte shtrirë, e mbuluar me mbulesë. E preka në pjesën e fytyrës, i mata pulsin në qafë, por nuk kishte puls. Dola në oborr dhe pashë xhaxhain dhe nusen e xhaxhait. Ju thashë se Marsida ka ndërruar jetë. Kur u ktheva pashë pistoletën, që e futa në një qese dhe e nxora te plehrat. Kur erdhi ambulanca unë nuk i tregova askujt që kisha gjetur një pistoletë, u futa prapë në dhomën ku kishte gjetur vdekjen motra dhe konstatova pranë komosë një gëzhojë, të cilën e mora, dola jashtë dhe e çova aty ku kisha fshehur pistoletën”, shprehet Xh. L. për Policinë. Më pas e motra e viktimës vuri në dijeni bashkëshortin për armën që më pas e fshehën sërish në pjesën e pasme të banesës.

Policia

Policia i deklaroi gazetës “Si” se kur e reja u transportua për autopsi, u konstatua se ajo kishte qëlluar veten me armë zjarri në anën e majtë dhe kishte pësuar vdekjen e menjëhershme. Të gjithë anëtarët e familjes së saj janë marrë në pyetje, ku dhe dëshmojnë se ajo nuk dukej e shqetësuar, përveçse kohët e fundit kishte rënë në peshë dhe ishte dobësuar ndjeshëm. Policia pohon se i është marrë deklarimi të gjithë anëtarëve të familjes dhe atyre që kanë shkuar në banesë në momentin e konstatimit të vdekjes. U janë sekuestruar telefonat shtetasve D. G., XH. L., si dhe telefoni i viktimës, që janë dërguar për këqyrje në Institutin e Policisë Shkencore. Ndonëse nuk jepet asnjë e dhënë për identitetin e personit që e reja takoi një ditë përpara se të vetëvritej, zyrtarisht Policia pranon vetëm se ka regjistruar çështjen për shkaktim të vetëvrasjes, mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. /Gazeta “Si”

Pas

“Rashë thuajse në depresion” Moderatorja e njohur shqiptare tregon periudhën më të errët të jetës: Qaja përditë

Para

Mjeshtër i kulinarisë/ Koronavirusi i merr jetën kuzhinierit të njohur, miqtë e të afërmit përlotin me dedikimet

Para
Mjeshtër i kulinarisë/ Koronavirusi i merr jetën kuzhinierit të njohur, miqtë e të afërmit përlotin me dedikimet

Mjeshtër i kulinarisë/ Koronavirusi i merr jetën kuzhinierit të njohur, miqtë e të afërmit përlotin me dedikimet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar