• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Kanë dashur të njëjtën grua” I mori jetën Ahmet Toskës, ja lidhja intime që nervozoi autorin në Fier

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Kanë dashur të njëjtën grua” I mori jetën Ahmet Toskës, ja lidhja intime që nervozoi autorin në Fier
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Fierit ka lënë në burg shtetasin Fatmir Hoxhaj, i akuzuar për vrasjen e 52-vjeçarit Ahmet Toska, në lagjen “Sheq i Madh”.

Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme, organi i akuzës ka kërkuar që të vlerësohet si i ligjshëm arrestimi i tij duke pretenduar që ka prova të mjaftueshme, si dhe ka kërkuar kohë për të sjellë prova, fakte dhe argumente të tjera që bëjnë fajtor këtë shtetas. Por vetë i akuzuari ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa ka thënë para gjykatësve se nuk pranon krimin, pasi ai është zgjuar vonë ditën që ka ndodhur ngjarja.

“Atë ditë jam ngritur nga gjumi në orën 08:00 të mëngjesit. Nuk ka prova që jam unë autori”, ka deklaruar ai para gjykatësve.

Po ashtu, pasi ka përfunduar seanca, ai u është përgjigjur mediave, duke thënë se është i pafajshëm dhe se nuk ka lidhje me krimin.

FAMILJARËT

Para se të niste seanca, në hyrje të gjykatës kanë qenë duke e pritur mjetin e Policisë nga ku zbriti i pandehuri disa familjarë të tij, të cilët i kanë dhënë mbështetje Fatmir Hoxhës, duke i thënë të rrinte i qetë se çdo gjë do të zgjidhej.

“Fatmir, rri i qetë, mos u shqetëso. Çdo gjë do të zgjidhet”, thërrisnin nga jashtë familjarët teksa uniformat blu e shoqëronin për në gjykatë, ku seanca bëhej me dyer të mbyllura.

Burimet pranë organit të hetimit treguan se shkak i ekzekutimit të Toskës mund të jetë bërë gruaja me të cilën bashkëjetonte Fatmir Hoxhaj.

Mësohet se gruaja me të cilën ky i fundit bashkëjeton ka qenë më herët edhe gruaja e Ahmet Toskës.

Toska dhe ajo ishin ndarë dhe pas ndarjes edhe Toska edhe ish-gruaja e tij kishin ndërtuar jetë të re duke u lidhur me partnerë të tjerë.

XHELOZIA

Por problemet e xhelozisë duket se kanë qenë pika kyçe që çoi në këtë akt fatal.

Fatmir Hoxhaj, edhe pse jetonte me gruan e re, nuk kishte rënë në qetësi për asnjë çast pasi kishte dyshime se ajo dhe ishi i saj takoheshin në fshehtësi dhe në këtë formë ruanin lidhjet e tyre.

“Kanë dashur të njëjtën grua. Besohet se Hoxhaj kishte ngritur dyshime se lidhja intime mes Ahmet Toskës dhe bashkëjetueses së tij vijonte në fshehtësi, gjë e cila ka sjellë disa konflikte, duke çuar deri në vrasjen me një plumb në kokë të Ahmet Toskës”, thanë burimet.

Avokatja: Në rrobat e Hoxhajt janë gjetur mbetje nitrati

Ndërkohë, avokatja e Fatmir Hoxhajt, Rovena Marku, ka thënë për mediat se ky shtetas ka qenë i larguar në Itali dhe është kthyer vetë në Shqipëri kur ka marrë vesh që policia i kishte kontrolluar shtëpinë.

Sipas saj, Fatmir Hoxhaj ka qenë këtu me familjen dhe ka çuar gruan në Itali, por kur mori vesh që po kërkohej, u kthye. Ajo ka treguar se provat e paraqitura nga prokuroria ishin disa pamje filmike në lagjen rreth banesës së tij dhe disa grimca nitrati të mbetura në rrobat e Fatmir Hoxhajt, prova që nuk mund të cilësohen si të mjaftueshme, sipas saj.

“Unë u caktova kryesisht pasi isha avokate në gatishmëri. Ne kërkuam që të vendosej një masë tjetër më e butë për shkak se, sipas mendimit tonë, nuk kishte prova që të formulohej dyshimi i arsyeshëm. Ne kërkuam ‘Arrest në shtëpi’ ose ‘Detyrim paraqitjeje’. Nga prokuroria ishin paraqitur kamerat e sigurisë në lagje që ishin marrë nga pika të ndryshme. Kishte disa mbetje nitrati që kishin mbetur në rrobat e të pandehurit. Vetëm disa grimca nitrati, pa u qartësuar këto, për mendimin tonë nuk përbënin dyshim të arsyeshëm. Vetë i pandehuri ka deklaruar se është i pafajshëm. Po ashtu, ai ka pasur një alibi, por për shkak të ngarkesës së tij emocionale nuk mundi të rendiste këto prova. Me aq sa tha gjatë kësaj çështjeje, ai kishte shkuar me bashkëshorten në Itali, kishte marrë dijeni që Policia kishte shkuar për kontroll në banesën e tij dhe për këtë arsye u kthye vetë në Shqipëri. Ai është shprehur përgjatë seancës se është vetëdorëzuar”,ka sqaruar ndër të tjera Marku./ Gazeta Panorama

 

Pas

Shifra të larta të infektuarish/ Mbyllet dhe Kadastra e Tiranës, por ka një thirrje për të gjithë qytetarët

Para

Putin i infektuar me virus? Del video e dyshimtë e liderit rus, tregon gjendjen e tij

Para
Putin i infektuar me virus? Del video e dyshimtë e liderit rus, tregon gjendjen e tij

Putin i infektuar me virus? Del video e dyshimtë e liderit rus, tregon gjendjen e tij

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar