Ish-komandanti i UÇK-së për zonën operative të Llapit, Latif Gashi thotë se Lulzim Basha i ka shkuar në banesë, i maskuar dhe i shoqëruar nga vajza e Sali Berishës, Argita, gjatë arrestimit të tij.
Gashi hodhi dys hime se ditari i luftës që ai mbante, dhe që mund të ishte një provë e fortë kundër akz uave për kr ime luf te, u zhd uk në mënyrë të mistershme ndërsa gjatë periudhës kur UNMIK ka udhëhequr këtë rast.
Ai kërkon nga Basha që të paktën të tregojë nëse e ka përkthyer ditarin dhe nëse di se ku mund të jetë.
Gashi thotë se gjatë arr estimit të tij në banesë kishte shkuar i maskuar edhe Lulzim Basha si dhe Argita Berisha. Basha, sipas Gashit, ishte sjellë në mënyrë jo humane me gruan e tij, ndërsa kjo e fundit e kishte njohur nga vetullat, sytë, flokët dhe e folura.
“Atë si duket e kanë trad htu vetullat e tij dhe syt e tij karakteristik dhe flokët e tij edhe zëri i tij. Ai ka qenë prezent të gjykatësi dhe kur kanë shku familja jem me marrë leje për vizitë ai i ka prit aty dhe ka përkthy aty, dhe familja jem e ka idenfikue. Po flas gjithë herë me dës hminë e grus time që ma ka thanë atëherë kur u ardh në vizitën e parë ju ka drejtu gruas dhe familjes time: “Ku i ke kalamajtë?” dhe gruaja i ka thanë: Ç’të duhen kalamajtë e mi? Ai edhe sjelljet tjera jo humane, jo me lujt rolin e përkthyesit po e ka lujt rolin e një polici sikur përpara që na kanë hy policët serb. Edhe aty nuk ka qenë vec Lulzim Basha po ka qenë edhe qika e Sali Berishës, Argita Berisha a qysh e ka emrin ajo vajza e tij. Edhe ajo ka qenë me maskë”, tha Gashi në një intervistë për Top Channel.
“Unë jam ak uzu në një vend të caktum, për kinse kr ime, a ditari im e ka përshkru gjendjen reale faktike të ndodhur në kohë, dhe ai ditar e demantuar ak uzën plotësisht. Nuk i ka konvenuar drejtësisë ndërkombëtare dhe e kanë zhd uk. Lulzim Basha të vetmin faj që e ka apo unë të isha kanë përkthyes në vendin e tij gjatë përkthimit kur e kom pa që qaq i rëndësishëm është për historinë, unë pa e marrë një kopje tij me rujt dikun se kisha lanë. A po dojnë policët e UNMIK me hup? UNMIK-u përveç që ka dashtë me kr iminalizu luf tën ka dashtë edhe me zhduk historinë e luf tës tonë çlirimtare”, përfundoi Gashi. /TCH