• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Ish-ministri socialist preket nga virusi/ Jep mesazhin e fuqishëm pas javësh në izolim: Lufta për pushtet nuk shkel anën njerëzore

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Ish-ministri socialist preket nga virusi/ Jep mesazhin e fuqishëm pas javësh në izolim: Lufta për pushtet nuk shkel anën njerëzore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Brendshëm socialist Fatmir Xhafaj e ka fituar betejën me k.oronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, dhe tregon se ka qëndruar i izoluar për disa javë.

Xhafaj zbulon mes të tjerash se ilaçi më i mirë në këto ditë të vështira ka qenë mbesa e tij Lora, ku shton se “betejat me Covid-in s’janë veç mjekimi, por edhe reflektimi për të kuptuar forcën e dashurisë dhe solidaritetit shoqëror”.

Më tej, ai iu drejtohet me një mesazh të fortë edhe politikanëve dhe shoqërisë civile, duke iu thënë se është koha për t’u çliruar të gjithë dhe “secili prej nesh të mendojë se si t’ua bëjmë këto ditë me më pak stres qytetarëve shqiptarëve, e veçanërisht atyre që kanë aq shumë nevojë për më shumë kujdes dhe mbështetje”.

Mesazhi i Xhafajt

Pas disa javë izolim për shkak të përballjes me Covid-19, dje ishte një pasdite e bukur familjare. Së bashku me bashkëshorten, ja kushtuam mbesës sonë të ëmbël Lora të cilës i patëm premtuar që do ta zbukuronim bashkërisht pemën festive të fundvitit.

Ato orë dritash e ngjyrash bëheshin akoma e më të shndërritshme mes buzëqeshjeve të Lorës të cilat janë ilaçi më i mirë i ditëve të vështira. Padyshim, betejat me Covid-in s’janë veç mjekimi por edhe reflektimi për të kuptuar forcën e dashurisë dhe solidaritetit shoqëror.

Njerëzit kanë nevojë për distancë sociale, maskë, mjekime e fatkeqësisht jo rrallë edhe për oksigjen, por mbi të gjitha kanë nevojë jetike për paqe, qetësi dhe veçanërisht për solidaritet njerëzor nga secili prej nesh. Më shumë se asnjëherë tjetër.

Gjithë bota po jeton ditë të vështira me shëndetin, e ne akoma edhe më të rënda për shkak të klimës politike, mllefit të skajshëm dhe urrejtjes që derdhet çdo ditë ekranesh. Lufta për pushtetin s’mund të shkelë mbi anën njerëzore në emër të shëndetit.

Koha të çlirohemi të gjithë: Politika, media dhe shoqëria civile ku secili prej nesh të mendojë se si t’ua bëjmë këto ditë me më pak stres qytetarëve shqiptarëve, e veçanërisht atyre që kanë aq shumë nevojë për më shumë kujdes dhe mbështetje.

Në vend të kalkulimeve çnjerëzore mbi dinjitetin e viktimave, duhet të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë konomike, përkujdesje sociale, por sigurisht edhe sa më shumë atmosferë festive për dashurinë ndaj jetës. Shqiptarët e meritojnë plotësisht. Veçanërisht fëmijët.

Pas

“A ka profesionistë ky vend?” Mjeku i njohur bën deklaratën e fortë: Ja barnat që nuk kanë asnjë efekt ndaj virusit

Para

“Nuk është politikane që synon demokracinë” Nard Ndoka sulmon hapur Jozefina Topallin: Ka qenë pjesë e skemave abuzive

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

nga Fast News
12:18 | 20/12/2025
0

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

nga Fast News
12:12 | 20/12/2025
0

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

nga Fast News
12:00 | 20/12/2025
0

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

nga Fast News
11:37 | 20/12/2025
0

Recent News

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

12:18 | 20/12/2025
Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

12:12 | 20/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar