• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“A ka profesionistë ky vend?” Mjeku i njohur bën deklaratën e fortë: Ja barnat që nuk kanë asnjë efekt ndaj virusit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“A ka profesionistë ky vend?” Mjeku i njohur bën deklaratën e fortë: Ja barnat që nuk kanë asnjë efekt ndaj virusit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku i njohur Erion Dasho ka denoncuar mënyrën se si po trajtohen pacientët e infektuar me k.oronavirus në Shqipëri.

Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, ai shkruan se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ende i kodon sëmundjet bazuar në sistemin ICD-9, një klasifikim i hartuar në 1975, rreth 45 vite më parë.

Sipas tij është shumë e çuditshme se si ministria, komiteti dhe tashmë FSDKSH-ja kanë luksin të rekomandojnë vitamina për trajtimin e pacientëve me COVID, ndërkohë që qytetari paguan për testin COVID, analizat laboratorike, ekzaminimet imazherike, deri edhe për oksigjenin me të cilin trajtohet në kushte shtëpie.

Më tej Dasho shkruan se të vazhdosh ende me kodimin e sëmundjeve sipas një sistemi 45 vjeçar dhe të mos jesh në gjendje të vlerësosh rolin e evidencës mjeksore në shekullin e 21-të janë dy dështime që nuk mund të fshihen lehtë

POSTIMI I PLOTE:

A KA PROFESIONISTË KY VEND?!

Në datën 19 nëntor Fondit i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shpërndau udhëzimin mbi trajtimin ambulator të pacientëve me COVID-19. Përkundrejt përgëzimit për hedhjen e një hapi ta stërvonuar, nuk mund të mos bëjë përshtypje:

FSDKSH ende i kodon sëmundjet bazuar në sistemin ICD-9, një klasifikim i hartuar në vitin 1975 (45 vjet më parë). Nuk ka patur mundësi shteti shqiptar të adoptojë klasifikimin ICD-10 të miratuar në vitin 1990, aq më pak modifikimin klinik të këtij klasifikimi (ai që përdoret në gjithë botën, madje edhe në Afrikë) i cili zbatohet prej vitit 2013?!

Pra në fushën e kodifikimit, sistemi shëndetësor shqiptar është ende në vitin 1975 duke humbur të paktën 3 ose 4 zhvillime të mëdha në këtë sektor!

Por ajo që çudit më tepër në protokoll është përfshirja në të e dy vitaminave – vitamina C dhe vitamina D. Siç mund të shikohet duke klikuar në dy link-et vijues, një nga institucionet më prestigjiozë ndërkombëtarë si National Institutes of Health në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rekomandon as PRO dhe as KUNDËR përdorimit të vitaminave të tilla, pasi në rastin e COVID-it nuk ka asnjë evidencë për efektivitetin e tyre.

Është shumë e çuditshme se si ministria, komiteti dhe tashmë FSDKSH-ja kanë luksin të rekomandojnë vitamina për trajtimin e pacientëve me COVID, ndërkohë që qytetari paguan për testin COVID, analizat laboratorike, ekzaminimet imazherike, deri edhe për oksigjenin me të cilin trajtohet në kushte shtëpie.

Çdo ditë që kalon del edhe më e qartë se COVID-i nuk bëri asgjë tjetër veçse nxorri zbuluar paditurinë e thellë dhe amatorizmin e autoriteteve tona shëndetësore!

Të vazhdosh ende me kodimin e sëmundjeve sipas një sistemi 45 vjeçar dhe të mos jesh në gjendje të vlerësosh rolin e evidencës mjeksore në shekullin e 21-të janë dy dështime që nuk mund të fshihen lehtë!

Turp për ata që kanë marrë përsipër të menaxhojnë shëndetin dhe të mbrojnë jetën e qytetarëve shqiptarë!

Pas

Të gjithë sytë atje/ Çorapet e Joe Biden tërheqin vëmendje, ja detaji që i bën kaq speciale

Para

Ish-ministri socialist preket nga virusi/ Jep mesazhin e fuqishëm pas javësh në izolim: Lufta për pushtet nuk shkel anën njerëzore

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

nga Fast News
12:18 | 20/12/2025
0

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

nga Fast News
12:12 | 20/12/2025
0

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

nga Fast News
12:00 | 20/12/2025
0

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

nga Fast News
11:37 | 20/12/2025
0

Recent News

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

12:18 | 20/12/2025
Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

12:12 | 20/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar