Një episod i pazakontë ka ndodhur së fundmi në Zvicër.
Si protagonist kryesor i ngjarjes është një shqiptar.
Mësohet se ky i fundit ka vendosur të marrë një veprim ekstrem ndaj pronarit zviceran, pasi ai nuk i ka dhënë rrogën.
Ashtu siç dallohet dhe nga pamjet, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë një eskavator dhe ka shkatërruar krejtësisht “Benz Mercedes-in” e shefit.
Më pas pamjet e videos kanë bërë xhiron e rrjetit duke i befasuar të gjithë ndjekësit.