• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Skandaloze! Gjobiten 24 kompani farmaceutike, ja çfarë bënin me produktet për virusin

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Me makinën plot me dr*gë/ Arrestohet  efektivi i policisë, ja çfarë iu gjet tjetër gjatë kontrollit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Janë gjobitur 24 kompani farmaceutike. Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë njoftimin, duke sqaruar se dhjetë kompani farmaceutike u dënuan për mosrespektim të urdhrit për të dhënë informacion te Autoriteti i Konkurrencës dhe 14 të tjera për shkak se kanë rritur çmimet e disa produkteve, kërkesa për të cilat u shumëfishua si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri.

Autoritet njoftoi vendimin e marrë ditën e enjte.





Kompanitë “Farma Net Albania” SHPK, “Delta Pharma – AL” SHPK, “Pharma One” SHPK, “Intermed” SHPK, “Alfarmakos” SHPK, “Trimed” SHPK, “Megapharma” SHPK, “Evita” SHPK, “IMI – Farma” SHPK, “Fufarma” SHA, “Medicamenta” SHPK, “Mini Invest Albania” SHPK, “Delta Med” SHPK, “O.E.S Distrimed” SHPK, “Montal” SHPK, “MSE” SHPK, “Tresi – Farm” SHPK, “Incomed” SHPK, “Florifarma” SHPK, “Lekli” SHPK, “Dial – ALB” SHPK, “Sirol 2008” SHPK, “Aquila Group” SHPK dhe “CFO Pharma” SHPK u gjobitën pasi nuk respektuan një vendim të mëparshëm të Autoritetit të ndërmarrë gjatë krizës së marsit, ku urdhërohej që kompanitë të publikonin çmimet e këtyre mallrave.

Autoriteti fillimisht i kërkoi kompanive informacion mbi produktet dhe çmimet e shitjes, ku dhjetë nga kompanitë e pyetura nuk iu përgjigjën.

“Nga analiza e sjelljes së ndërmarrjeve gjatë periudhës Shkurt-Maj 2020 në tregun e tregtimit me shumicë të materialeve maska, alkool dhe gel-dezinfektant konstatohet se ndërmarrjet kanë vazhduar të rrisin në mënyrë të pajustifikuar çmimet, duke mos zbatuar VKK nr. 685, datë 18.03.2020 “Për marrjen e masës së përkohshme për vendosjen e konkurrencës në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore”, thuhet në vendimin e autoritetit.

Për këto arsye, kompanitë që iu përgjigjën kërkesës për informacion, u gjobitën me nga 1 milionë lekë secila ndërsa kompanitë që nuk u përgjigjën, u gjobitën me 2 milionë lekë secila për shkak se mungesa e përgjigjes u konsiderua rrethanë rënduese.

Autoriteti shpalli gjithashtu se do të nisë një hetim të thelluar në këtë treg, në përfundim të së cilit, kompanitë që gjenden përgjegjëse do të mund të gjobiten me deri 10% të xhiros vjetore.

Në një vendim tjetër, Autoriteti urdhëroi kompaninë Megapharma të furnizojë në mënyrë jodiskriminuese të gjithë tregun e farmacive me vaksinën “INFLUVAC SUB-UNIT TETRA”,. Vendimi i autoritetit erdhi pas një vrojtimi paraprak në të cilin u vu re se Megapharma furnizonte me këtë vaksinë vetëm rrjetin e farmacive Orange, ku kjo kompani zotëron 75% të aksioneve. Infulvac është vaksina që përdoret për të parandaluar gripin e zakonshëm. Kërkesa për vaksinat kundër gripit besohet se do të jetë më e lartë se sa zakonisht këtë vit për shkak se në të gjithë botën po rekomandohet përdorimi i saj me synimin për të pakësuar rrezikun e vajtjes në spital në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Pas

Aksion si nëpër filma, shoferja femër sfidon policinë, ata e ndjekin dhe shokohen nga ajo që zbulojnë

Para

Qeveria merr vendimin e papritur! Karantinohet qyteti, qytetarët gjenden të papërgatitur

Para
Me makinën plot me dr*gë/ Arrestohet  efektivi i policisë, ja çfarë iu gjet tjetër gjatë kontrollit

Qeveria merr vendimin e papritur! Karantinohet qyteti, qytetarët gjenden të papërgatitur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

nga Fast News
11:47 | 27/08/2025
0

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

nga Fast News
11:38 | 27/08/2025
0

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

nga Fast News
11:36 | 27/08/2025
0

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

nga Fast News
11:33 | 27/08/2025
0

Recent News

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

11:47 | 27/08/2025
Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

11:38 | 27/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar