• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pse vuan shëndetësia në Shqipëri? Eksperti i njohur tregon 4 arsyet e forta

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Pse vuan shëndetësia në Shqipëri? Eksperti i njohur tregon 4 arsyet e forta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Teksa vendi ynë po përballet prej muajsh me pandeminë COVID19, eksperti i shëndetit publik Erion Dasho ka renditur arsyet se përse shëndetësia shqiptare po vuan.

Sipas tij qytetari shqiptar është i pambrojtur edhe kur preket nga një sëmundje tumorale apo çdo sëmundje tjetër që kërkon teknologji bashkëkohore.

“Qytetari shqiptar që banon jashtë Tiranës, sheh çdo ditë se si spitalet lokale apo ato rajonale janë të paafta të ofrojnë specialitete të caktuara për shkak të mungesës së mjekëve dhe e lënë atë të pambrojtur edhe përballë problemeve më të thjeshta shëndetësore.

Në përgjithësi, çdo qytetar të cilin fati i keq e çon në dyert e spitaleve apo qendrave shëndetësore përallohet me një sistem jo efektiv, jo efiçient, të pabarabartë dhe me cilësi të pakrahasueshme me atë të vendeve të tjera të kontinentit ku bëjmë pjesë”, shkruan Dasho.

Postimi nga Erion Dasho

PSE VUAN SHËNDETËSIA SHQIPTARE?

Fakti që qytetari shqiptar sot ndodhet i pambrojtur përballë pandemisë më serioze të njëqind viteve të fundit, nuk është diçka e re. Qytetari shqiptar është i pambrojtur edhe kur preket nga një sëmundje tumorale apo çdo sëmundje tjetër që kërkon teknologji bashkëkohore. Qytetari shqiptar që banon jashtë Tiranës, sheh çdo ditë se si spitalet lokale apo ato rajonale janë të paafta të ofrojnë specialitete të caktuara për shkak të mungesës së mjekëve dhe e lënë atë të pambrojtur edhe përballë problemeve më të thjeshta shëndetësore.

Në përgjithësi, çdo qytetar të cilin fati i keq e çon në dyert e spitaleve apo qendrave shëndetësore përallohet me një sistem jo efektiv, jo efiçient, të pabarabartë dhe me cilësi të pakrahasueshme me atë të vendeve të tjera të kontinentit ku bëjmë pjesë.

PSE?

Në një cikël statusesh do të trajtoj shkaqet që e kanë çuar sistemin shëndetësor shqiptar në pikën e fundit, ku rikthimi dhe rivendosja në shina ngjan si një mision i pamundur.

Në radhë të parë, shëndetësia asnjëherë nuk ka qënë prioritet i ndonjë prej qeverive shqiptare të pas viteve ’90. Duke mos qënë prioritet qeverisës, shëndetësisë nuk i është ofruar as vëmendje politike, as financime dhe as projekte. Qeveria aktuale e degdisi edhe më keq në radhën e prioriteteve kur arriti deri edhe të shkrinte Ministrinë e Shëndetësisë për të krijuar një mamuth të pamenaxhueshëm që bashkon shëndetin me çështjet sociale.

Së dyti, shëndetësia asnjëherë nuk pati një strategji të mirëfilltë që të konkretizohej me plane afat-shkurtra, afat-mesme dhe afat-gjata. Çdo reformë, madje edhe çdo projekt ishin ad-hoc dhe të drejtuar vetëm nga interesa të momentit, shpeshherë interesa korruptivë apo favorizues. Për pasojë, Shqipëria sot mund të shërbejë si laboratori i fundit europian i sistemit të dizenjuar 100 vjet më parë nga komisari sovjetik Semashko.

Së treti dhe si pasojë direkte e mungesës së strategjisë, Shqipëria asnjëherë nuk arriti të harmonizojë burimet aq të nevojshme për zhvillimin e sistemit shëndetësor, ato infrastrukturore, teknologjike, financiare dhe, të fundit por më të rëndësishmet, burimet njerëzore. Sot kur flitet për burimet, përmendet vetëm “paga e mjekëve” dhe rritja e saj kaq ose aq, duke harruar se mjeksia nuk ofrohet vetëm me një burim, atë njerëzor. Koha kur mjeku ofronte i vetëm kujdes ka shekuj që ka kaluar. Ta thjeshtëzosh problemin vetëm tek prezenca apo jo e mjekëve dhe tek paga e tyre, tregon se ende nuk ke kuptuar asgjë nga shëndetësia.

Së fundi, qershia mbi tortë, shëndetësinë shqiptare e fundosën përfundimisht dy tendenca të viteve të fundit – konçesionet dhe “shitja” e shëndetësisë tek oligarkët. Konçesionet thithën çdo burim të mundshëm i cili mund të ishte përdorur strategjikisht për arritur synime të caktuara apo adresuar nevoja të caktuara. Nga ana tjetër, oligarkët tashmë i kanë ndjerë lezetin shëndetësisë sikundër ja kishin ndjerë më parë rrugëve, ndërtimit, tregëtisë dhe turizmit. Monopolet kanë nisur të krijohen dhe lufta kundër tyre do të jetë një betejë nga më të vështirat që janë zhvilluar ndonjëherë në shëndetësinë tonë.

Përvoja e përballimit me epideminë e COVID tregoi se shëndetësia shqiptare nuk ka asnjë mundësi për të përballuar sfidat bashkëkohore në fushën e shëndetit, as ato ekzistuese dhe as ato emergjente. Sipas shumë ekspertëve dhe njohësve të shëndetësisë, tashmë ne kemi arritur fundin e fundit dhe jemi ende duke shkuar drejt greminës.
Në ditët në vijim do të mundohem të ndaj me miqtë e faqes dhe kolegët disa analiza të secilit prej problemeve që trajtova më lart si dhe disa mendime personale se si mund të punohet për të dalë nga kjo gjendje.

Pas

E vuri shumë në siklet/ Kjo ishte pyetja që Donald Trump i bëri kryeministrit izraelit, ja si u përgjigj ai

Para

Aksion në Rinas/ Arrestohen dy persona, ja si tentuan të korruptojnë policët (VIDEO)

Para
Aksion në Rinas/ Arrestohen dy persona, ja si tentuan të korruptojnë policët (VIDEO)

Aksion në Rinas/ Arrestohen dy persona, ja si tentuan të korruptojnë policët (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar