Votimi i kandidatëve për deputetë të PD në degën e Kamzës ka degraduar në sherr masiv me grushe dhe sende të forta.
Mësohet se disa njerëz të Xhelal Mziut nk kanë lejuar që kundërshtarët e ish-kryebashkiakut të votojnë kundër.
Dy prej anëtarëve të PD që kanë shkuar të votojnë, janë rrahur nga badigardët e Mziut, raporton Newsbomb.al. Bëhet me dije se Darvin Zalla dhe Jetmir Prenci kanë përfunduar në spital. Mësohet se Shemsi Premci dhe Darvin Zalla janë zënë me Lorik Xhemal Baja.