• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndodh në Shqipëri/ Laboratori në Koplik bën atë që mjekësia botërore nuk e arriti dot!

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Ndodh në Shqipëri/ Laboratori në Koplik bën atë që mjekësia botërore nuk e arriti dot!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ky imazh i rezultatit të testit u publikua në mediat sociale nga një individ që e kishte bërë testin në laborator, ndërsa u shpreh se testi dhe rezultati ishte gati për 10 minuta.

“Të udhëtosh nga Shqipëria për në Mal të Zi dhe Kroaci nevojitet një test PCR negativ. Këta teste mund t’i bëni për 700 lek (5-6 Euro) në Koplik në laboratorin e mëposhtëm dhe rezultatet duan vetëm 10 minuta që të dalin. Është diçka shumë e lehtë nëse po planifikoni të udhëtoni”, – u shpreh qytetari, një shtetas i huaj, që jeton në Tiranë.

Të shumta kanë qenë reagimet pas postimit të tij në rrjetet sociale, ku qytetarë të ndryshëm, shqiptarë dhe të huaj kanë bërë komentet e tyre.

“Ky test bëhet si çdo gjë në Shqipëri. Është test i rremë dhe personat duhet të shkojnë në burg”, komenton një qytetare.

Të njëjtin mendim ka edhe A.K.

“Paska ecur teknologjia në Koplik, ndërkohë në Tirane paska ngelur 20 vjet mbrapa! Shumë e thjeshtë… Rezultati i tamponit nuk del për një orë, aq më tepër në Koplik. Më e shpejta del për 3 orë! Ata që merren me këtë punë le të kërkojnë evidencën, se është një handikap këtu, aq më tepër edhe me çmimin”, – shprehet ai.

“Ka teste PCR që e nxjerrin rezultatin për 5 minuta, 15 minuta, 30, 1 orë deri në 2 orë. Është një test i pasigurtë, që realisht nuk tregon gjë. Mund të jemi një indicie për të krijuar një ide nga sasia e virusit. Gjithsesi nuk tregon gjë. Është thjeshtë një manovër idiote për t’i treguar publikut në këto vende, që kushdo që futet është i testuar; në kushtet që duan të mbajnë edhe turizmin në këmbë. Por kjo është një temë tjetër.”, shprehet një tjetër qytetare, ndërsa shton se këto teste dhe veprimet e njerëzve të caktuar janë të papërgjegjshme, pasi “ata njerëz mund të jenë dhe pozitivë dhe dalin e sillen në jetën e përditshme, duke rrezikuar jetën e secilit prej nesh!”

Përmes numrit të telefonit të afishuar në rezultatin e provës, “Si” komunikoi me përfaqësues të laboratorit “Malsi”, ku i thanë se testi testi mund të bëhej për 1000 lekë dhe do të ishte gati brenda 10 minutash.

Aktualisht nuk ka asnjë provë për testin e COVID-19, që të japë rezultat brenda 10 minutave. Që nga 21 shtatori, një test i tillë për COVID-19 po provohej në Gjermani dhe në Austri, por nuk ka ende asgjë të sigurt dhe publike, për më tepër në Shqipëri.

Këtë javë, një test i COVID-19 që jep rezultate në 15 minuta është shpërndarë në vendet e BE, por nuk po përdoret akoma dhe nuk është në dispozicion në Shqipëri.

Në Shqipëri laboratorët jopublikë, të cilët janë të certifikuar për kryerjen e testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 janë të mirëpërcaktuar në bazë të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, që mban datën 23.07.2020.

Ata janë: Laboratori i “American Hospital” dega II, me Nr. License LN – 4398-01-2012. me adresë: Rruga e Dibrës, Tiranë; “Intermedica Center sh.p.k”, me Nr. License LN – 8598-09-2019, me adresë: Rruga “Jordan Misja”, Tiranë; GENIUS LAB, me Nr. License LN – 7116-04-2019, me adresë: Njësia Bashkiake nr.7, Rruga e Kavajës, Tiranë.

Testet PCR për COVID-19 në Tiranë kushtojnë midis 100-120 Euro dhe rezultatet e tyre dalin pas 24- 48 orësh. Testi serologjik kushton rreth 30 Euro dhe kërkon 1-24 orë që rezultati të dalë.

Në vendet përreth Shqipërisë dhe në rajonin e Ballkanit nuk ka laboratorë që bëjnë teste PCR për COVID-19 për më pak se 8 Euro dhe që të nxjerrin rezultatet e tyre brenda 10 minutave./ Gazeta Si

Pas

Lajm i fundit/ 2 persona përfshihen në aksidentin i rëndë

Para

“Një mundësi e madhe do t’ju vijë në jetë”, Meri bën paralajmërimin e madh për këtë shenjë horoskopi

Para
Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit për muajin shkurt

"Një mundësi e madhe do t'ju vijë në jetë", Meri bën paralajmërimin e madh për këtë shenjë horoskopi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar