• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Krijohet Dhoma Ekonomike e Gruas, përfaqësimi i grave në biznes

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
Krijohet Dhoma Ekonomike e Gruas, përfaqësimi i grave në biznes
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gratë sipërmarrëse dhe vajzat e reja që duan të nisin një biznes mund të kenë tashmë një përfaqësi të tyren. Dhoma Ekonomike e Gruas sapo është krijuar. Me gra sipërmarrëse në bizneset në prodhim, shërbim e konsulencë, kjo Dhomë synon të jetë zëri dhe pika fuqizuese e sipërmarrjeve. Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë dhjetëra gra sipërmarrëse, ekspertë, zyrtarë e përfaqësues të qeverisë.

Kryetarja e Dhomës Ekonomike Antonela Hako tha se, “Gratë në karrierë dhe biznes përballen me sfida të mëdha. Flasim për aksesin e ulët në financa, përfaqësimin i vogël në drejtimin ligjor të biznesit në vendin tonë, mungesë informimi, shpesh here dhe vetëpërjashtim ose kufizim nga rrethi social për shkak të angazhimeve të shumta. Takimet me institucionet dhe aktorë të ndryshëm na kanë rikonfirmuar edhe një herë problematikat reale të grave në sipërmarrje, por njëkohësisht na kanë siguruar partneritet strategjik dhe mbështetje”.

Një model i mirë organizimi vjen nga Dhoma Ekonomike e Gruas në Kosovë. Kryetarja e kësaj Dhome, zonja Afërdita Saraçini solli përvojën e dhomës themeluar nga 7 gra 7 vite më parë. “Pavarësisht vështirësive, gratë po tregohen këmbëngulësem tha ajo. Si themeluese e RTV21, ajo tregoi se, hapi emisionin “Startup” dedikuar sipërmarrjet, çka ishte një zë e promovim për sipërmarrjen. “Prandaj ftoj të gjitha gratë udhëheqëse të mediave që të gjejnë të gjitha mënyrat të mbështesin gratë në sipërmarrje”.

Gjatë ceremonisë së hapjes, ministrja Denaj tha se, kjo është një nismë e vonuar, por ende në kohën e duhur për të rritur përfaqësinë e gruas dhe për të fuqizuar zërin e saj.



Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e RÇ tha në fjalën e saj përshëndetëse se, “Shpresoj që grupimi i grave të jetë pjesë e një rrjeti më të gjerë rajonal dhe europian. Në nivel rajonal, sipërmarrja femërore është në 27.5% e totalit. Të gjitha studimet tregojnë se një angazhim më i madh i gruas në sipërmarrje, jep një kontribut edhe më të madh në rritjen ekonomike. Të dhënat e fundit tregojnë se për shkak të pandemisë, papunësia te gratë në Ballkanin Perëndimor ka shkuar në 55% nga 48 % që ishte para pandemisë”.

Studime të shumta tregojnë se gratë kanë me pak akses në financa, çka e bën më të vështirë për to përballimin e situatave të krizës”.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes së Sipërmarrjes Eduart Shalsi, pohoi se, “Në një vit e gjysmë si në një vit e gjysmë në këtë detyre, më ka ndodhur që gratë, ndryshe nga burrat, kanë prezantuar jo vetëm problemin, por edhe zgjidhjen apo sugjerimet si do ta zgjidhin këtë situatë”.

Dhoma Ekonomike e Gruas synon të sjellë opinionet, shqetësimet, sfidat, vështirësitë e grave sipërmarrëse, por dhe arritjet, historitë motivuese dhe sukseset e tyre. Kjo do të shërbejë si nxitje për sipërmarrjet e reja. Me moton “Një grua më e fortë në ekonomi, sjell prosperitet për familjen dhe shoqërinë”, Dhoma Ekonomike e Gruas synon të:

– Mbrojë interesa ekonomike dhe sociale të grave sipërmarrëse, profesioniste dhe të

vetëpunësuara nga të gjitha sektorët e ekonomisë.

– Ofrimin e shërbimeve ndaj tyre përmes zhvillimit të politikave favorizuese për

mbështetjen ekonomike dhe sociale

– Ofrim i veprimtarive promovuese dhe zhvilluese. Trajnimit dhe mentorimit.

– Bashkëpunime kombëtare dhe rajonale

– Zgjerimit të tregu në nivel rajonal

– Ngritje të një rrjeti netëork

– Projekte dhe konsulenca

– Informim të vazhdushëm

– Mbështetje për zhvillimin e startup-eve dhe biznesit të vogël.

Pas

Cili është plani i Ramës? Pak para Asamblesë, jep mesazhin e rëndësishëm për të majtët dhe të djathtët

Para

Po i vrasin shqiptarët! Mjeku ngre alarmin: Po ju japin për të pirë ilaçe që…

Para
Po i vrasin shqiptarët! Mjeku ngre alarmin: Po ju japin për të pirë ilaçe që…

Po i vrasin shqiptarët! Mjeku ngre alarmin: Po ju japin për të pirë ilaçe që...

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

nga Fast News
15:38 | 15/12/2025
0

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

nga Fast News
15:09 | 15/12/2025
0

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

nga Fast News
13:30 | 14/12/2025
0

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

nga Fast News
13:00 | 14/12/2025
0

Recent News

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

15:38 | 15/12/2025
Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

15:09 | 15/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar