Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ilir Meta trondit me deklaratën, ja çfarë po ndodh në vendin tonë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Janë shpërdoruar miliona euro!” Hetim dhe ndëshkim për…, Presidenti Meta bën thirrjen e fortë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta ka bërë mëngjesin e sotëm një deklaratë. Ai theksoi se “përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, dhe në kushtet e pandemisë, situata pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë”.

Mesazhi i Metës:

Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë, e gjen Shqipërinë në një gjendje tepër të rëndë ekonomike, sipas raporteve të organizatave të huaja prestigjoze.

Banka Botërore në konkluzionet e fundit vjetore e rendit vendin tonë me recesionin më të lartë në rajon, me një rënie të madhe ekonomike që parashikohet nga – 8% në -9% për vitin 2020.

Edhe për shkak të pandemisë COVID-19, me mijëra biznese janë mbyllur, ndërkohë që niveli i papunësisë krahasuar me një vit më parë ka arritur në 11.9% në gjashtë mujorin e parë të vitit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Dërgesat nga diaspora janë ulur ndjeshëm duke ndikuar në një rënie drastike të të ardhurave të familjeve më në nevojë, që reflektohen në uljen e konsumit.

Tronditës është fakti se niveli i popullsisë që jeton me më pak se 5.5 USD/ditë është rritur në 41.5%, nga 35.6% krahasuar me vitin e kaluar.

Niveli i varfërisë në Shqipëri, rezulton 2 herë më i lartë se në të gjitha vendet e rajonit, ku konkretisht kjo përqindje rezulton:

në Maqedoninë e Veriut 23.3 %,

në Kosovë 22,9%,

në Malin e Zi 20,4%

në Serbi 18,9%.

Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, dhe në kushtet e pandemisë, situata pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë.

Varfëria është dhunim flagrant i të drejtave të njeriut, ndaj lufta për çrrënjosjen e këtij fenomeni në radhë të parë është luftë për të garantuar dinjitetin e çdo qytetari dhe drejtësinë sociale, aq të domosdoshme, që meriton një shoqëri si e jona, për t’u zhvilluar sipas standardeve europiane.

Varfëria nuk zgjidhet as me propagandë, as me statistika nga televizori, as me një thes miell, as me nxitjen e fenomeneve kriminale si kanabisi, që dihet se çfarë dëmesh dhe pasojash tepër të rënda sociale kanë shkaktuar.

Është e papranueshme që një grusht oligarkësh dhe banditësh, siç është edhe mafia e inceneratorëve, të pasurohen çdo ditë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa një qytetar në nevojë apo një pensionist me fëmijët në emigracion të mbijetojë me 5.5 USD/dita, në kushtet e rritjes së shfrenuar të çmimeve.

Çdo i varfër në Shqipëri dhe çdo qytetar i ndershëm, më shumë se për solidaritet ka nevojë sot t’i dëgjohet zëri i tij.

Ndaj është koha të veprojmë të gjithë së bashku për të arritur drejtësinë sociale të munguar.

Shqiptarët do ta marrin në dorë sovranitetin dhe jam i bindur se zëri i tyre, jo vetëm do dëgjohet, por të kumbojë aq fort sa të shkallmojë shurdhërinë edhe në zyrën më të humbur të shtetit.

ZËRI I POPULLIT, ZËRI I ZOTIT!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON! ??

Pas

“Më gënjeu”, e vrau në mes të qytetit para syve të motrës, zbardhet dëshmia tronditëse e autorit

Para

Me syzet ‘majë kokës’ mbi kapele, veshur me xhup të zi, del foto e autorit të vrasjes së biznesmenit pas arrestimit nga policia

Para
Me makinën plot me dr*gë/ Arrestohet  efektivi i policisë, ja çfarë iu gjet tjetër gjatë kontrollit

Me syzet 'majë kokës' mbi kapele, veshur me xhup të zi, del foto e autorit të vrasjes së biznesmenit pas arrestimit nga policia

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora