• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ik o dreq, më jep alergji” Plas sherri mes analistit dhe Kreshnik Spahisë: Ty të përdor Basha, të ka thënë që do të vërë në listë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Ik o dreq, më jep alergji” Plas sherri mes analistit dhe Kreshnik Spahisë: Ty të përdor Basha, të ka thënë që do të vërë në listë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një përplasje ka ndodhur mbrëmë mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

Të dy ishin duke debatuar në programin “Open” në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë që po përzgjedh Partia Demokratike.

Gjekmarkaj i është drejtuar Spahiut duke e quajtur si një person që dështoi në politikë, ndërsa tani si emigrant del në televizione si i pavarur.

Por sipas tij, e vetmja gjë që bën është se “lëpin gjithë ditën këpucët e qeverisë”.

Këtotë analistit sollën menjëherë reagimin e ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi, i cili deklaroi se “nuk ka mënyrë më banale se ç’të përdor Lulzim Basha ty. Të ka thënë do të vëri në lista.” Teksa ka sqaruar se nuk do të jetë pjesë e listës së Bashës, ndonëse është i djathë, Gjekmarkaj ka vijuar me ‘sulmin’ e tij ndaj Spahiut.

PJESE NGA DEBATI:

Gjekmarkaj-Spahiut: Së pari mbiemrin ma shqiptoi gabim se e kam Gjekmarkaj dhe jo Gjokmarkaj. Është si ti them nga Kreshnik Spahiu në Kreshnik Sahani, po s’ja them dot.

Spahiu: Ndjesë!

Gjekmarkaj: Zoti Spahiu ka qenë në politikë, ka dështuar, nuk i ka ecur. Nuk është ndonjë hata e madhe secili mund ta provojë dhe mund të dështojë. Ka dalë në një moment me një aleancë dhe i premtoi shqiptarëve që do dilte me 1 milion shqiptarë dhe doli me një kalë. Ke tentuar të kesh marrëdhënie të mira me Sali Berishën, Ilir Metan, Lulzim Bashën, Edi Ramën, s’ja ke dalë. Tani je në një pozicion tjetër në Gjermani, në pozicionin e emigrantit. Një pozicion mjaftë i nderuar.

Kam qenë edhe unë emigrant dhe student, por nuk kam tentuar t’i bëj analiza për t’i shërbyer qeverisë nga ekrani. Sepse ju dilni këtu çdo natë si i pavarur dhe i shërbeni në mënyrën më të shpifur qeverisë, në mënyrë më banale dhe është një situatë gati e pështirosur.

Spahiu: Ne të dy jemi miq, por nuk ka mënyrë më banale se ç’të përdor Lulzim Basha ty. Të ka thënë do të vëri në lista.

Gjekmarkaj: Ore nuk do hyj në lista unë. Ja ta deklaroj këtu. S’do jem në listë, rri i qetë nuk kam asnjë ambicie.Ti del gjasme si i pavarur dhe gjuan të gjithë ata që gjuajnë qeverinë.Unë jam kundërshtar i qeverisë, sepse nuk më bind kjo qeveri dhe nuk e fsheh misionin tim. Nuk e fsheh edhe që jam i djathtë, e deklaroj para të gjithë shqiptarëve, por nuk bëj rol gjasmë si i pavarur dhe del e lëpin gjithë ditën këpucët e qeverisë. Ik or dreq. Ke edhe një fjalor të varfër, se ke as të pasur, kur bën kështu si i mençur.

Spahiu: E vërteta është e hidhur për Agronin. Jepi një pasqyrë Agronit të shohë se si është skuqur.

Gjekmarkaj: Skuqem nga turpi që të kam ty përballë. Është turp që të debatoj me ty, kjo më jep skuqje, më jep alergji.

Pas

“Më erdhi keq për gjendjen e tij” Meta i përgjigjet me stil Spiropalit: Unë nuk kam idhull Eskobarin, por heronjtë e kësaj toke

Para

Sot ditë e madhe për PS/ Mblidhet Asambleja e partisë, priten ndryshime të forta në qeveri

Para
Sot ditë e madhe për PS/ Mblidhet Asambleja e partisë, priten ndryshime të forta në qeveri

Sot ditë e madhe për PS/ Mblidhet Asambleja e partisë, priten ndryshime të forta në qeveri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

Recent News

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

10:55 | 11/11/2025
Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

10:53 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar