• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Habit kryeministri Rama: Kush voton Bashën do ta marrë këtë peshqesh

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Habit kryeministri Rama: Kush voton Bashën do ta marrë këtë peshqesh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të enjte nga inceneratori i Elbasanit se Partia Socialiste ndodhet para një sfide të vështirë. Sipas kreut të qeverisë, sfida e selisë rozë është të vazhdojë kthesën që ka marrë apo të lerë vendin të kthehet sërish pas nëse pushtetin e merr një forcë tjetër.

Kryeministri u shpreh se Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bashkë në këtë betejë. Ai tha se qytetarët që votojnë për Lulzim Bashën, marrin dhuratë Ilir Metën.





“Sot PS është para një sfide të vështirë për t’ia bërë Shqipërisë më të lehtë. Sfida e Shqipërisë është të vazhdojmë kthesën deri në fund, tanimë jemi futur dhe po e rrisim shpejtësinë në majën e kthesës apo të bëjmë një kthim pas katastrofik. Imagjinoni sikur Shqipëria të mbetet në dorë të Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe Sali Berishës sepse këta janë bashkë. Kjo duhet të shërbejë qartësisht si një arsye për ta menduar mirë zgjedhjen e tyre, në radhë të parë ata që kanë 1001 arsye që janë të pakënaqur dhe që nuk duan të votojnë PS-në. Nuk i diskutoj sot ato arsye dhe që kanë 1001 arsye që të jenë verbërisht me PD-në. Nuk dua të imagjinoj çfarë do të thotë të votosh për të marrë Lulin dhe të marrësh peshqesh Ilir Metën. Të votosh për të marrë PD-në dhe t’i japësh jetë për të vazhduar ose rifilliuar t’i pijë gjakun shtetit LSI-së. Kjo është si 1 dhe 1 bëjnë 2 se 7 dhe 7 nuk bëjnë 42”, tha Rama.

Kreu i qeverisë prezantoi nismën “Deputeti që duam” dhe tha se janë me dhjetëra personat që kanë shprehur interesin për t’u bërë pjesë e skuadrës së tij. Rama tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë që ka mbrojtur interesin kombëtar të vendit.

“Dua që ta përgëzoj, inkurajoj edhe vajzën që foli më parë dhe ata që shoh me kënaqësi që kanë hedhur hapin të shprehin interesin për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë në pak ditë që platforma është e hapur për shprehjet e interesit janë disa dhjetëra, nuk e kam numrin e ditës së sotme, por janë disa dhjetëra që kanë dërguar videon e tyre që thonë pse duan të përfshihen në këtë proces, kush janë, çfarë kanë bërë dhe pse mendojnë se mund të jenë vlerë e shtuar. PS-ja është një forcë që ka një virtyt të madh. Ka një virtyt qartësisht nënvizuar nga historia e saj. Është e vetmja forcë politike që ka pasur përgjegjësi dhe që asnjëherë përgjegjësinë nuk e ka shpërdoruar për të cënuar interesin kombëtar. Fatkeqësisht nuk mund të thuhet për forcat e tjera. PS-ja është po ashtu, duan s’duan të tjerët, forca më e madhe politike e shqiptarëve dhe PS-ja e ka pasur dhe e ka, jam i bindur që do e ketë dhe në të ardhmen pavarësisht kush është lideri në ADN-në prirjen për t’u vetëripërtërirë, prirjen për t’u modernizuar, duke u energjizuar, duke u hapur dhe duke u zgjeruar në hapësirën ku vepron dhe jeton shoqëria. Sot PS-ja është përsëri në të njëjtën sfidë që ka qenë gjithnjë në fakt që është sfida për të mos e lënë vendin që të shkojë mbrapsht. Sa herë, PS-ja ka qenë në betejë, beteja ka qenë gjithmonë mes të ardhmes dhe të shkuarës dhe në asnjë rast e ardhmja nuk ka qenë në arnën tjetër pavarësisht se si kanë shkuar gjërat dhe pavarësisht nëse PS-ja ka fituar po humbur. Nëse ka humbur ka humbur jo sepse e kanë mundur të tjerët, por sepse ka humbur vetveten. Vendi është kthyer mbrapa sa herë i është dhënë mundësia të tjerëve të bëjnë atë që vetëm PS di ta bëjë pavarësisht të metave apo gabimeve”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh krenar për emrat që ka bindur të fusë në politikë disa emra që sot mbajnë pozicione të larta.

“Më është dashur jo pak durim për ta bindur ashtu si edhe me të tjerë që sot janë me eksperiencë dhe me pozicione me përgjegjësi të mëdha. Jam krenar sepse kur kthej kokën mbrapa dhe bëj një bilanc të thjeshtë ka ndodhur një ndryshim i madh që për fat të keq është mohuar, është refuzuar, të vihet në pah, ose të lihet të shihet nga ajo pjesë e mjedisit tonë, por edhe ajo pjesë e të mënyrës sonë të menduarit si njerëz të përfshirë në debatin shoqëror që është prirur ta stërzmadhojë të keqen dhe ta neglizhojë, ta mohojë të mirë”, tha Rama. /tvklan.al

Pas

Ku e ke maskën? Policia bën namin, nuk ua merr mendja sesa persona janë gjobitur për mos mbajtjen e maskës

Para

Nuk është hera e parë, ndodh shp*ërthimi i frikshëm brenda tunelit

Para
Aksident i rëndë me pasojë vdekjen, policia jep detajet e para: Ja ku ka ndodhur

Nuk është hera e parë, ndodh shp*ërthimi i frikshëm brenda tunelit

Të Gjitha

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

nga Fast News
10:08 | 12/08/2025
0

Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

nga Fast News
10:02 | 12/08/2025
0

Kërkesat e BE, bëhet gati ligji i ri për “Për Statutin e Shoqërisë Evropiane”

Kërkesat e BE, bëhet gati ligji i ri për “Për Statutin e Shoqërisë Evropiane”

nga Fast News
09:56 | 12/08/2025
0

Zjarret përfshijnë vendin, 30 vatra aktive në territor

Zjarret përfshijnë vendin, 30 vatra aktive në territor

nga Fast News
09:42 | 12/08/2025
0

Recent News

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

10:08 | 12/08/2025
Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

10:02 | 12/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar