Repero shqiptar Geri Xhara, i njohur me emrin e artit si Big Basta, i cili jeton prej kohësh dhe punon në Zelandën e Re së bashku me bashkëshorten, këngëtaren e mirënjohur Vesa Luma dhe djalin e tyre, vetëm pak ditë më parë publikoi një këngë në lidhje me situatën që ndodhet Shqipëria sot.
Ndër të tjera, në vargje ai shprehet se çdo shqiptar që thotë ‘Rama ik’ i jep atij shpresë dhe se nuk e shikon si armik, por si mik.
Ndërkohë ditën e sotme Big Basta bën me dije se ai dhe Vesa, kanë kërcënime në adresat sociale me profile fallso.
Këngëtari shton se adresat fallso janë pikërisht të atyre b*thlëpirsat dhe qorrat që për 300 mijë lekë të vjetra punë në shtet djegin të ardhmen e tyre.
Po hapim mesazhet ne fb te miat dhe Veses dhe paskemi mare kercenime te lehta nga profile fallco. Jane aq fallco saqe edhe vete e dine se jane e verteta e tyre qe i kane. Pikerisht bythelepiresat dhe qorrat qe per 300mije lek te vjetra pune ne shtet djegin te ardhmen e tyre. Edhe nje mi halesh e kupton se po keqqeverisemi me dekada dhe se te gjithe duan te ikin prej atij vendi. E sigurte se edhe vete Rama mezi pret te ike jashte shtetit familjarisht per nje jete me te mire. Aq keq eshte puna. Dhe keni bythe e fytyre fallco te kercenoni…”– shkruan Big Basta.