• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Të reagojmë fuqishëm” Meta ngre alarmin në ditën e parë të shkollës: Shpopullimi emergjencë kombëtare

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Të reagojmë fuqishëm” Meta ngre alarmin në ditën e parë të shkollës: Shpopullimi emergjencë kombëtare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mëngjesin e sotëm nuk ka munguar dhe urimi i presidentit Ilir Meta për të gjithë nxënësit dhe mësuesit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Por nga ana tjetër Kreu i Shtetit ka ngritur shqetësimin për shpopullimin e vendit të cilin e ka cilësuar si një emergjencë kombëtare që ka ndikuar dhe në arsim, me uljen e numrit të nxënësve në shkolla dhe në plakje të popullsisë.

Meta ka bërë thirrje që të gjithë të reagojnë fuqishëm për të mbrojtur të ardhmen e tyre nga ky erozion i tmerrshëm social, vlerash dhe besimi.

MESAZHI I METES
Të dashur nxënës dhe prindër,
Të nderuar mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore,

Sot shoqëria shqiptare nis një rrugëtim tjetër të ri drejt dijes dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur, që mund të jetë e tillë vetëm nëse garantohet edukimi cilësor i brezit të ri.
Investimi më i madh për shoqërinë është arsimimi i duhur i rinisë. Në këtë mënyrë garantohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë progresiv, por edhe integrimi i sigurtë në familjen europiane.

Është dita për të theksuar me forcë që çdo fëmijë që për shkak të varfërisë e ka të pamundur të shkojë shkollë, duhet integruar në sistemin arsimor, përmes politikave konkrete, të drejta e sociale që i shpallin luftë mjerimit dhe papunësisë.

Por nuk mund të mos përsëris thirrjen drejtuar drejtuar prindërve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen asaj sa më parë.

Jam shumë i shqetësuar që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, veçanërisht studentët, ende dëshirojnë të largohen nga vendi. Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune.
Fenomeni thellësisht shqetësues i shpopullimit, është një emergjencë kombëtare, që ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në sektorin e arsimit, me ulje të numrit të nxënësve në shkolla dhe plakje të popullsisë.
Është koha jo vetëm të mendojmë seriozisht, por edhe të reagojmë fuqimisht për të mbrojtur të ardhmen tonë nga ky erozion i tmerrshëm social, vlerash dhe besimi. Jam i bindur se rinia do të na udhëheqë në këtë proces, ashtu si 30 vite më parë!

Këtyre sfidave të arsimit shqiptar, këtë Viti i Ri Shkollor, u shtohen edhe vështirësitë e mëdha të krijuara në përballjen me pandeminë COVID-19.
Në kushtet e reja është tepër e domosdoshme të respektohen me rigorozitet protokollet shëndetësore në të gjitha institucionet arsimore, me objektiv kryesor mbrojtjen e shëndetit dhe jetës të çdo nxënësi dhe mësuesi.
Shpresoj që qeveria dhe Ministria e Arsimit, përtej propagandës, të kenë marrë të gjitha masat për të garantuar një proces normal mësimor, pa pasoja në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës vërtet shqetësuese.

Një urim tepër të veçantë për shumë suksese dhe një vit të mbarë shkollor kam për të gjithë vogëlushët që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës!
Mirënjohjen për të gjithë mësuesit, që me përkushtim e sakrifica arsimojnë brezat e rinj!

Koha për të kontribuar të gjithë që Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera! ??

Pas

E rëndë në Sarandë/ Plagoset me thikë përmbaruesi privat, dërgohet urgjent në spital (EMRI)

Para

Ish-deputetja nxjerr videon dhe tregon ç’po ndodh mëngjesin e sotëm në Tiranë: Realiteti rrëzon propagandën e Ramës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar