• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
5 years më parë

Sukses i madh/ Ky është i vetmi shtet në Europë që refuzoi izolimin, por fitoi i pari betejën me COVID19

ngaAurora Sulçe
në Bota
0
Sukses i madh/ Ky është i vetmi shtet në Europë që refuzoi izolimin, por fitoi i pari betejën me COVID19

Pandemia e COVID19 bëri që shumë shtete në botë dhe Europë të izoloheshin për të shmangur përhapjen e virusit.

Mirëpo këto masa patën dhe pasojat e tyre si në ekonomi por dhe në shëndetin mendor të popullatës.

Por jo të gjithë vendet vendosën të ndjekin këtë metodë.

Bëhet fjalë për Suedinë, e cila është duke regjistruar numrin e saj më të ulët të rasteve COVID19 që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë.

Ky fakt ka befasuar Europën dhe botën, pasi shumë shtete po përballen me një valë të dytë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Suedia ka aktualisht 28 infeksione për 100,000 njerëz krahasuar me 69 për 100,000 të Mbretërisë së Bashkuar dhe po kaq edhe me vendet e tjera të zhvilluara të Europës.

Suedia e ka fituar betejën e saj me koronavirusin, pasi, duke refuzuar mbylljen e vendit, arriti
“imunitetin të tufës”, sipas një eksperti.

Kombi Skandinav ishte i vetmi vend në Evropë, që nuk aplikoi masa të rrepta bllokimi, apo izolimi, në fillim të pandemisë.

Shkencëtarët besojnë se kjo mund ta ketë ndihmuar atë të shmangë një valë të dytë të Covid-19, përmes imunitetit të tufës, pasi Sudia aktualisht vazhdon të regjistrojë numrin më të ulët të rasteve që nga Marsi – me vetëm 28 infeksione për 100,000 njerëz.

Kjo shifër është më pak se gjysma e shkallës së infeksionit të Mbretërisë së Bashkuar prej 69 për 100,000 njerëz, apo krahasuar edhe me vendet e tjera të zhvilluara si Italia, Spanja, dhe Franca, që pavarësisht izolimit u goditën më keq në muajt e parë.

Profesori Kim Sneppen, një ekspert në përhapjen e koronavirusit në Institutin Niels Bohr të Kopenhagenit, tha se Suedia mund ta ketë mposhtur një herë e mirë pandeminë.
Ai i tha Gazetës “Politiken” të Danimarkës se “ka disa prova që vërtetojnë se suedezët kanë krijuar një shkallë të lartë imuniteti ndaj virusit, e cila, së bashku me atë që po bëjnë për të ndaluar përhapjen, është e mjaftueshme për të kontrolluar sëmundjen”.

‘Ndoshta, epidemia është mbyllur atje. Virusi tani mund ta ketë mbyllur ciklin në Suedi”. “Kjo është edhe ajo që ata kanë thënë. Mund të mos ketë më epidemi.’

Suedia fillimisht u kritikua për strategjinë e saj mbi shifrat pas shpërthimit, pasi regjistroi një rritje të shkallës së vdekshmërisë, e cila ishte pesë herë më e madhe se ajo e Danimarkës dhe dhjetë herë më e lartë se ajo e vendeve të tjera fqinje, Norvegjisë dhe Finlandës.

Numri i vdekjeve për 24 orë arriti kulmin në Prill me 115, por më shumë se gjysma e tyre ishin në shtëpitë e kujdesit për të moshuar, ose azile.

Por mesatarja e saj shtatë ditore për vdekjet e lidhura me koronavirusin është tani zero.
Epidemiologu shtetëror suedez Anders Tegnell, i cili është bërë fytyra e strategjisë për të përballuar pandeminë pa qenë nevoja e bllokimit, tha në një intervistë të fundit se masat vullnetare të higjienës ishin ‘po aq efektive’, sa mbyllja e plotë e vendit skandinav.

Suedia mbajti shkollat të hapura për fëmijët nën 16 vjeç, ndaloi mbledhjet e më shumë se 50 personave dhe u tha moshave mbi 70 vjeç dhe grupeve të prekshme, që të izolohen.
Dyqanet, baret dhe restorantet qëndruan të hapura gjatë gjithë pandemisë dhe mbajtja e maskave nuk është këshilluar nga qeveria.

Besohet se shumë të rinj e kanë kaluar pa e kuptuar koronavirusin aty, prandaj edhe nga imuniteti i fituar, tani ka më pak mundësi të përhapet në popullatë.

Studimet e fundit sugjeruan që një normë infeksioni prej 43 përqind mund të jetë e mjaftueshme për të arritur imunitetin e tufës – një shifër shumë më e ulët se 60 përqind e përmendur më parë.

Pas

Më mirë të konsumohen ushqime të ëmbla apo të kripura në mëngjes? Ja çfarë këshillohet më shumë

Para

‘Era e barit e mbyt atë të kafes’ Shqiptari mesazh Artan Hoxhës, ja video që i dërgon nga Italia

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Koleksioni i Paramithisë”

“Koleksioni i Paramithisë”

nga Fast News
18:00 | 31/12/2025
0

Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

nga Fast News
17:30 | 31/12/2025
0

Rreziku i rritjes së punësimit informal nga rikthimi i pensionistëve në tregun e punës

Rreziku i rritjes së punësimit informal nga rikthimi i pensionistëve në tregun e punës

nga Fast News
16:56 | 31/12/2025
0

Yield-et e bonove të thesarit e mbyllin vitin 2025 në nivele minimale

Yield-et e bonove të thesarit e mbyllin vitin 2025 në nivele minimale

nga Fast News
16:42 | 31/12/2025
0

Para
‘Era e barit e mbyt atë të kafes’ Shqiptari mesazh Artan Hoxhës, ja video që i dërgon nga Italia

‘Era e barit e mbyt atë të kafes’ Shqiptari mesazh Artan Hoxhës, ja video që i dërgon nga Italia

Recent News

“Koleksioni i Paramithisë”

“Koleksioni i Paramithisë”

18:00 | 31/12/2025
Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

17:30 | 31/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar