• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

‘Mbaj gojën’ Plas sherri në Kuvend, Hajdari përplaset keq me Spiropalin: Mos rri pas shefit Elisa, po luftoj dhe për dinjitetin tënd

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
‘Mbaj gojën’ Plas sherri në Kuvend, Hajdari përplaset keq me Spiropalin: Mos rri pas shefit Elisa, po luftoj dhe për dinjitetin tënd
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e sotme në Kuvend ka patur përplasje të ashpra mes deputetes Rudina Hajdari dhe ministres Elisa Spiropali.

Sipas Hajdarit koha e qeverisë Rama ka mbaruar dhe se mazhoranca ka treguar se në këtë parlament ekziston vetëm mashtrimi dhe pandershmëria duke e quajtur hapjen e listave një mashtrim.





Por nga ana tjetër dhe Spiropali ka reaguar ashpër dhe i ka kërkuar deputetes që të mbajë gojën dhe të frenojë gjuhën, duke e sfiduar që të votohet pasi sipas saj ajo nuk ka ardhur në parlament e votuar.

DEBATI

Rudina Hajdari: Koha juaj ka mbaruar, ka mbaruar sot sepse e shikoj në sytë e shqiptarëve, që duan një të ardhme më të mirë në këtë vend. I takoj çdo ditë dhe ndjej në sytë e tyre që koha juaj ka mbaruar. Keni treguar që jeni ata njerëz që në kryefjalën e këtij parlamenti ekziston vetëm mashtrimi dhe pandershmëria. Kjo pandershmëri arriti kulmin, ku PS bërë propozimin për hapje listash, por që nuk ishte e tillë. Edi Rama ishte ai që i pa shqiptarët në sy dhe nga ky Kuvend tha listat do të hapen. Ky mashtrim i Ramës do të renditet si një nga mashtrimet më të mëdha që është bërë në këto 30 vite. Ju keni frikë nga populli. Nuk i dilni dot përballë që të zgjedhin ata.

Elisa Spiropali: E nderuar Rudina mbaj gojën në Kuvendin e Shqipërisë. Vëri fre vetes. Iu drejtove deputetëve të nderuar, më të shumtët në këtë sallë gra. Nuk të kanë asnjë borxh që i fyen për korrupsion dhe broçkullit këtu pa sens. Nuk të kemi asnjë borxh. Nëse maxhoranca mban përgjegjësi për listën tonë, mbaj dhe ti përgjegjësi zonjë e dashur për të gjithë dhe për anëtarët e familjes tënde biologjike dhe për anëtarët e familjes tënde politike nga ke dalë. Nëse do të flasësh këtu për lista dhe për zgjedhje, ti nuk je e votuar. Ti ke hyrë në Kuvendin e Shqipërisë si e votuar nga lista e PD-së. Dil në votim, provoje dhe pije detin Rudina. Hyji detit më këmbë! Ta shohim se ku do dalësh. Do dalësh matanë apo në breg të lumit. Ne nuk jemi këtu për të fyer njeri-tjetrin, për të bërë akuza populiste, për të thurur pretenca. Shko bëji në një vend tjetër ato nëse ke akuza. Jemi këtu për të diskutuar për rezolutën, për integrimit, për të cilën ti ke punuar. Unë u habita që nuk iu referove rezolutës në asnjë germë nga ato që the rezolutës. Është arritje që më 26 mars të 2020 KE ka votuar pro çeljes së negociatave. Roli i këtij Kuvendi ka qenë determinant. Betejat që ka bërë këtu për të kaluar disa nga reformat më të rëndësishme, mbi reformën në drejtësi…Ne kemi ngritur institucionet e reja të drejtësisë mbi ato të kalbura.

Do ishte në nderin e këtij Kuvendi të përmendje mbështetjen e partnerëve tanë.

Nuk është kjo dita e parë e diskutimit dhe nuk është ky diskutimi i parë. Kemi vite që tentojmë të ulim në tryezë një opozitë që ka dalë jashtë kufijve institucionalë. Shumë nga deputetët këtu janë produkt i kësaj çartallosje të kësaj opozite. Kaë hyrë në këtë kuvend me shumë dinjitet dhe kanë detyrat që i takojnë. Ne si maxhorancë duhet të ulim palët. Nëse këshilli politik shpesh herë është kthyer në një shaka publike se në vend të prodhojë zgjidhje, prodhon ngërçe, pengesa është detyrë e kuvendit të vijë këtu dhe të flasë për sisteme. Nuk ka sisteme në botë që e bëjnë minorancën maxhorancë. Nuk ka sistem që e kthen humbësin në fitues, nuk ka sistem që ndryshojnë demokracinë sa hap e mbyll sytë. Këto janë ëndrra por këtu duhet të japim zgjidhje. Propozimet e PS për ndryshime në Kodin zgjedhor janë të duhurat.

Angazhimi qe do ketë ky Kuvend për të siguruar një dialog konstruktiv nuk ka munguar kurrë nga ana jonë. Vështirësitë që kemi hasur lidhen me atë nyjën gordiane, që është reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi i ka ndezur gjakrat.

Ne nuk jemi këtu një tufë njerëzish që ju mund të na lëshoni gurë dhe baltë sa herë dilni në foltore. Përgjigjen do ta merrni siç e meritoni dhe kujdes me gjuhën. Ejani këtu, propozoni zgjidhje.

Hajdari: Është mashtrim i madh hapja e listave. Mos bie në nivelin e shefit tënd, të lexosh mesazhe nga shefi jot. Se unë po luftoj dhe për dinjitetin tënd në këtë kuvend që të vish me vota. Po të jap dinjitet Elisë, që të kesh lista të hapura dhe të mos rrish pas shefit tënd.

Pas

“I thashë PO” Rudina Dembacaj merr surprizën befasuese nga Mark Frroku, ish-deputeti i propozon për martesë

Para

Çfarë ndodhi në sallë? Ruçi nxjerr jashtë deputetin e opozitës, ndërpritet seanca: Largohu or trim

Para
Çfarë ndodhi në sallë? Ruçi nxjerr jashtë deputetin e opozitës, ndërpritet seanca: Largohu or trim

Çfarë ndodhi në sallë? Ruçi nxjerr jashtë deputetin e opozitës, ndërpritet seanca: Largohu or trim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar