• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Humbi vajzën dhe burrin nga tërmeti/ Thirrja për ndihmë e Manjola Cakonit me të birin: Shteti na harroi

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Humbi vajzën dhe burrin nga tërmeti/ Thirrja për ndihmë e Manjola Cakonit me të birin: Shteti na harroi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar do të mbahet mend gjatë nga familjet shqiptare, si një nga goditjet më shkatërrimtare të vendit tonë.

Në Thumanë dhe në Durrës rezultuan dhe fatkeqësitë më të mëdha, ku shumë pjesëtarë u shuan duke e bërë më të vështirë rikuperimin psikologjik.





Orët e para të mëngjesit të asaj dite do të mbeten të zeza përgjithmonë për familjarët e 51 viktimave.

Një nga familjet e goditura rëndë është ajo e Manjola Cakonit, e cila humbi bashkëshortin e saj dhe vajzën 15 vjecare, ndërsa vetë shpëtoi së bashku me djalin e vogël. Alesio u bë frymëzim në ato ditë të trishta nëntori. Djali i vogël arriti t’i shpëtojë me shumë pak lëndime rënies nga kati i 5-të i pallatit ku jetonte me familjen e tij.

Por si e kujtojne sot mëngjesin e 26 nentorit, Alesio dhe nëna e tij Manjola Cakoni?

Manjola Cakoni pasi u dërgua në spital ishte në gjendje shumë të rëndë, e pavetëdijshme për disa ditë. Asaj nuk i treguan për 3 javë, se kishte humbur bashkëshortin dhe vajzën. Alesio ishte ngushëllim i madh për nënën. Edhe djaloshi ishte ndër ata që i jepte kurajo asaj, duke i thënë që motra dhe babai ishin gjallë.

Manjola tashmë jeton me kujtime, në faqet e murit ka varur fotografitë e bashkëshortit dhe vajzës së saj 15-vjecare, Dritës.

Familja Cakoni u vendos në Bathore, në një shtëpi ku vetë kryeministri Edi Rama shkoi për t’i vizituar në fillim. Sipas Manjolës kanë qenë vetë njerëz të stafit të Kryeministrit që e kanë marre në telefon, e duke i premtuar se do të kishte një pension, por se vec duhet të priste. Por pas disa kohësh i thanë se nuk e përfitonte pensionin, të cilin mund ta merrte po të kishte 3 viktima në familje.

Manjola tregon gjithashtu se fatura prej 3.5 milion lekësh e shërbimeve funerale, dhe e drekës mortore, e paguar nga të afërmit e saj, dhe e marrë përsipër nga shteti shqiptar, asaj nuk i është dhënë akoma.

Alesio merr sot një bonus prej 150 mijë lekësh në muaj, ose 5 mijë lekë në ditë, ndërsa pensioni i burrit që humbi jetën është 40 mijë lekë në muaj. Kjo familje duhet të mbahet me 1 300 lekë në ditë.

Djaloshi 11-vjecar, vetëm pak ditë pas tërmetit, u dërgua në Itali së bashku me Aurelin, të voglin tjetër që shpëtoi mrekullisht në Thumanë, për të takuar C. Ronaldon dhe Xhanluixhi Buffon. Alesio e kujton atë si një ditë të bukur.

Manjola Cakoni thotë se bashkëshorti dhe vajza, ikën nga kjo jetë prej neglizhencës së shtetit, sepse tërmeti i shtatorit shkaktoi dëmtime të mëdha në pallatin e tyre, por ekspertët nuk dolën në një përfundim, dhe nuk iu thanë as të hyjnë as të dalin nga shtëpia.

40-vjecarja dhe Alesio paralajmërojnë se këtë cështje do ta ndjekin edhe në rrugë gjyqësore, sepse janë të bindur se kjo histori ka përgjegjës.

Manjola Cakoni ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Kryeministrin Edi Rama.

Tashmë e vetmja arsye e Manjolës për të jetuar është të rrisë djalin e saj Alesion, por në kushtet e saj është shumë e vështirë, prandaj ajo kërkon nga shteti shqiptar lidhjen e një pensioni që do të bënte të mundur të përballonte jetën e tyre, në një kohë kur djali është 11 vjeç dhe nëna e pamundur për të punuar, për shkak të problemeve shëndetësore që ka.

Pas

Humbi çështjen në Gjykatën Amerikane/ Flet Shkëlzen Berisha: Avokatët e mi po studiojnë me kujdes vendimin

Para

E rëndë/ Aksidentohet në vendin e punës, humb jetën 35-vjeçari nga Tirana

Para
E rëndë/ Aksidentohet në vendin e punës, humb jetën 35-vjeçari nga Tirana

E rëndë/ Aksidentohet në vendin e punës, humb jetën 35-vjeçari nga Tirana

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar