• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Gabimet në gatim që bëni çdo ditë- Rregullat që duhet të dini

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Gabimet në gatim që bëni çdo ditë- Rregullat që duhet të dini
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjella e shtëpisë nuk ka të krahasuar me gatimet që konsumohen nëpër restorante.

Ndërgjegjësimi për ushqyerjen e shëndetshme është gjithjnë e në rritje.

Rrjedhimisht, njerëzit shpenzojnë më shumë energji dhe kohë për të gatuar shëndetshëm në shtëpi.

Gatimi megjithatë është art që fatmirësisht mund të përvetësohet edhe nga njerëzit që nuk janë ekspertë të kësaj fushe.

AgroWeb.org ju liston më poshtë disa nga gabimet e përditshme që bëni çdo ditë dhe që pengojnë suksesin tuaj në artin e të gatuarit shëndetshëm në shtëpi.

Nxehja e pakët e tenxheres

Ekspertët e kuzhinës thonë se tenxherja apo tigani duhen ngrohur mirë përpara se të hidhni përbërësit e recetës suaj.

Nëse nuk ngrohen mirë, gatimi do të kërkojë më shumë kohë dhe nuk do të jetë i mirë.

Punimi i tepërt me dorë i brumit

Nëse e teproni me punimin e brumit, do të eliminoni bulëzat e ajrit që i japin ushqimeve të pjekura atë përmbajtjen e butë dhe të lehtë si pendë.

Mungesa e tyre i bën ushqimet e pjekura të forta dhe kjo nuk është e mirë.

Lënia e lugës mbi banak

Banaku i kuzhinës është i ndotur me substanca të ndryshme dhe organizma që shkaktojnë dëm.

Lënia e lugës së gatimit në banak rrit rrezikun e futjes së këtyre organizmave në gatim.

E njëjta gjë vlen edhe për ngrënien me lugën e mbajtur mbi banak.

Gabimet me supën kremoze

AgroWeb.org ju këshillon se supa e mirë kremoze bëhet duke shtuar qumësht, kos ose krem qumështi.

Sekreti i kësaj supe është që produkti i përzgjedhur duhet shtuar në fund të gatimit që supa të mos pritet.

Përdorimi I thikës jo të mprehtë

Thika e mprehtë është më efikase në përpunimin e ushqimit.

Kullimi i munguar i sallatës

Blini pajisjen e duhur për kullimin e sallatës.

Përdorimi i letrave të kuzhinës nuk arrin përtharjen e duhur të fletëve të barishteve dhe sallata mbetet e qullët.

Gatimi i ushqimeve të ngrira

Gatimi i ushqimeve të ngrira shkakton një kaos në tenxhere.

Për rezultate më të mira, AgroWeb.org ju sugjeron t’i shkrini ushqimet, kulloni lëngun dhe më pas hidhini në tenxhere.

Lënia e ushqimeve në banak për shumë kohë

Lënia e ushqimeve në banak në pritje të arritjes së temperaturës së ambientit përpara futjes në frigorifer shkakton akumulim të tepërt të baktereve.

Gatimi i perimeve të lagura

Gatimet e lagura nuk duhen gatuar menjëherë.

Ato duhen tharë mirë përpara se të hidhen në tenxhere.

Përmbajtja ndaj sasisë së rekomanduar në recetë

Nëse gatimi është art atëherë pjekja ka një bazë krejtësisht shkencore.

Nëse gatuani ëmbësirë apo ushqime të kripura, përmbajuni gjithmonë sasieve të rekomanduara në recetë.

Mjafton një ndryshim që gatimi të ketë një shije të keqe.

Gatimi i mishit direkt nga frigoriferi

AgroWeb.org ju këshillon se mishi duhet nxjerrë nga frigoriferi, lënë në temperaturë ambienti, tharë me kujdes dhe më pas duhet gatuar.

Prerja e mishit direkt pas nxjerrjes nga furra

Mishi nuk duhet prerë kurrë menjëherë sapo ka dalë nga furra.

Ai ka nevojë të çlirojë nxehtësinë dhe lëngjet e akumuluara përpara se të serviret.

Përdorimi i erëzave të thata në vend të të freskëtave

Erëzat e thata kanë një aromë dhe shije më të përqendruar se të freskëtat.

Në gatime që kërkojnë erëza specifike, përmbajuni recetës.

Erëzat dhe barishtet në fund të gatimit

Erëzat dhe barishtet kanë nevojë për kohë që të çlirojnë shijen dhe aromën dhe më pas ta ndërthurin me pjesën tjetër të gatimit.

Ato nuk duhen hedhur në fund të gatimit, por gjatë përgatitjes së tij./AgroWeb.org

Pas

Lëvizje e befasishme/ Rama vizitë surprizë në Athinë për detin, takim me Mitsotakis

Para

Të gjithë e mbajmë mend si Mimoza Llastica/ Ja gjesti i madh që ka bërë aktorja e njohur për spitalin “Shefqet Ndroqi”

Para
Të gjithë e mbajmë mend si Mimoza Llastica/ Ja gjesti i madh që ka bërë aktorja e njohur për spitalin “Shefqet Ndroqi”

Të gjithë e mbajmë mend si Mimoza Llastica/ Ja gjesti i madh që ka bërë aktorja e njohur për spitalin “Shefqet Ndroqi”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

nga Fast News
19:48 | 07/11/2025
0

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Recent News

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

19:48 | 07/11/2025
200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar