• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Zbulojeni, ja çfarë do të thotë të jesh mami i një djali

nga Fast News
5 years më parë
në Lifestyle
0
Zbulojeni, ja çfarë do të thotë të jesh mami i një djali
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mamatë e djemve janë optimiste.

Mbas një të shtyre shohin një sjellje miqësore. Ku ka një grusht, shohin aktivizim. Ku ka dhunë shohin një fëmijë të sigurt me trupin e tij. ËOË,  sa shumë testosteron- thonë plot admirim- ndërkohë që kolopuçi shpërndan goditje nëpër miq.  ËOË, sa mungesë edukate – thonë me aspak adimirim- kur kolopuçi shtyhet nga dikush.





Mamatë e djemve kanë fantazi.

Në një zhgarravinë gjejnë Pikason e ri. Në një palë atlete futbolli, shohin Mesin e ardhshëm. Nëse ka një notë të mirë në dëftesë shohin çmimin Nobel. Nuk e di nga kush ka marrë ( nga unë sigurisht), por që në moshë 5 vjeçarë është më inteligjent se fëmijët e tjerë.

Mamatë e djemve skandalizohen nëse dikush bezdis fëmijën e tyre, ama nuk dinë të mbajnë gëzimin kur tregojnë që djali i tyre preku pa leje, gjoksin e pa zhvilluar të shoqes së klasës. Mamatë e djemve, bëhen bisha nëse bashkëshorti ngacmon djalin, por lejojnë të menaxhohne nga një 5 vjeçar  që sillet keq sepse she i“lodhur”. Mamatë e djemve janë feministe, por mendojnë që është gjest i ëmbël kur e dashura e djalit del me shoqe dhe ai e bombardon me mijëra mesazhe.

Kur të bëhem nënë ( nëse do bëhem) dua ta shoh botën me sytë e një mamasë së një djali. Duhet të jetë një botë e mrekullueshme, në të cilën ofendimet janë emocione të papërmbajtshme, në të cilën pabindja është një energji e jashtëzakonshme dhe mungesa e edukatës një shenjë burrërie. Nuk ka vend për brishtësi, nuk ka vend për qortime, nuk ka vend për defekte.

Është tamam djalë, si një formulë magjike që shëron çdo faj.

E më pas fëmijët rriten, por janë gjithmonë të rinj që ekzagjerojnë dhe nuk ka ndonjë gjë të keqe se diku duhet ta shkarkojnë gjithë atë energji. Në fund të fundit shiko vajzat si vishen e si dalin, si mund të ia bëjnë të shkretët të rezistojnë. Pastaj fëmijët rriten dhe zbulojnë që nuk janë Pikaso, as Mesi dhe që nuk ka çmim Nobel dhe që e vetmja gjë që duhet të kishin mësuar  është: të gabonin dhe të jetonin me dobësitë e tyre. Duhet të kishin mësuar të jetonin me REFUZIMIN, sidomos të vajzave dhe grave.

Kur shikoj mamatë e djemve nuk ndalem dot së menduari që mund të kishim një botë më të mirë, nëse ndonjëra nga ato do menaxhonte egon mëmësore. Nëse ndonjëra do i kishte mësuar kolopuçat të mbajnë duart në vendin dhe trupin e tyre, të mos ndërrojnë tonin e zërit nëse ndihen të refuzuar, që gratë nuk dhunohen dhe nuk preken as më një lule, që frustrimi është gjë e keqe dhe një problem që duhet zgjidhur. Nëse ndonjëra do i kishte mësuar të birit të kërkojë leje, miratim, të pranojë JO-në si përgjigje, sepse të jesh mashkull apo burrë nuk është justifikim, por përgjegjësi; bota do të jetë vend më i mirë.

Nuk ka rëndësi nëse kanë menduar që viriliteti dhe të qënurit macho apo burrë është një sjellje e tillë. Nuk ka mama dhe justifikim që mban. Faji i dhunës do të jetë i tyre.

Nga: Zhaklin Lekatari 

Pas

Ministria e Arsimit në dilemë/ Prindërit do të “vendosin” për zhvillimin e mësimit

Para

COVID-19 prek Sara Hoxhën, tregon se ku e mori virusin

Para
COVID-19 prek Sara Hoxhën, tregon se ku e mori virusin

COVID-19 prek Sara Hoxhën, tregon se ku e mori virusin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

nga Fast News
15:12 | 07/09/2025
0

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

nga Fast News
14:59 | 07/09/2025
0

Vendi më i shenjtë në botë që po kthehet në resort, zhvarrosen dhe eshtrat e vendasve për një parking

Vendi më i shenjtë në botë që po kthehet në resort, zhvarrosen dhe eshtrat e vendasve për një parking

nga Fast News
14:56 | 07/09/2025
0

Bëhuni shef i vetvetes

Bëhuni shef i vetvetes

nga Fast News
14:20 | 07/09/2025
0

Recent News

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

15:12 | 07/09/2025
Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

14:59 | 07/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar